Partitë e vogla kërcënojnë me dalje nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut

INA
INA

15 Maj, 2023

Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevski mund të humbë shumicën në Kuvend, rrjedhimisht Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Disa parti të vogla që janë pjesë e koalicionit qeveritar, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), kanë paralajmëruar mundësinë që deputetët e tyre të largohen nga shumica parlamentare nëse nuk përmbushen disa kërkesa të tyre lidhur me modelin zgjedhor dhe disa zgjidhje ligjore që i kanë në programet e tyre partiake.

Shumicën parlamentare e përbëjnë 65 deputetë, sipas Kovaçevskit, apo vetëm katër më shumë se numri i nevojshëm prej 61 deputetëve nga gjithsej 120 sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Pjesë e koalicionit me LSDM-së, veç tjerash, janë Ripërtëritje Demokratike, Partia “Dinjiteti”, Lidhja Demokratike, si dhe disa parti tjera që kanë nga një deputet, por duke marrë parasysh faktin se shumica nuk është stabile për shkak të numrit të votave, mund të ndodhë që largimi i tyre të shkaktoj krizë qeveritare.

Partitë e vogla ka kohë që kërkojnë ndryshimin e modelit zgjedhor nga gjashtë në një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe pa prag zgjedhor. Pas Lidhjes Demokratike, edhe Ripërtëritja Demokratike, ka thënë se mund të largohet nga Qeveria nëse së shpejti kjo kërkesë nuk miratohet në Kuvend, shkruan Zhurnal.mk

Në zgjedhjet e vitit 2020, LSDM-ja në koalicion me partitë tjera ka fituar 46 vende të deputetëve ndërsa pas largimit të Lëvizjes Besa ka mbetur 42, numër që mund të tkurret edhe më tej nëse partitë tjera marrin vendim për t’u larguar.

Por, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ka deklaruar se ndjehet “komod” në drejtimin e Qeverisë pasi beson se i ka votat e mjaftueshme për drejtimin e ekzekutivit.

“Koalicioni është stabil, ai numëron 65 deputetë. Është normale që në kuadër të koalicionit të ketë parti me qëndrime të caktuara apo kërkesa të cilat ideologjikisht apo në një formë tjetër dallohen nga ato të partive tjera, por për shtyllat kryesore të qeverisjes të gjitha kemi pikëpamje të njëjta”, ka deklaruar ai.

Kërkesa e partive të vogla është mirëpritur nga opozita maqedonase që kryesohet nga VMRO DPMNE, e cila në vazhdimësi kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke e akuzuar Qeverinë për paaftësi në drejtimin me vendin.

Zhvillimet e këtilla vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut ndodhet para ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si kusht i domosdoshëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evopian.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Maqedoninë e Veriut duhet të mbahen në vitin 2024, së bashku me zgjedhjet presidenciale.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

auto_shkolla_klasa_derrasa_e_zeze_shkumesi1525601470-780x439-1

Në Strugë gjithnjë e më pak filloristë, këtë vit janë regjistruar 77 fëmijë më pak

FB_IMG_1685796897237

Kasami e mirëpret ish-presidentin Bamir Topi

auto_memet-kamber-1130x6351685795598

Vdekja e 19 vjeçarit në RMV: 1.000 persona rrezikojnë ta kenë fatin e Memet Kamberit

LSDM-SDSM-600x360-1

LSDM: Mickoski para vendimit, BE ose blloku anti-Evropian!

Porti Selanik

Kapen 160 kg kokainë në portin e Selanikut, dyshohet se destinacioni ishte Shkupi

INFO

NA NDIQ