Partitë më të vogla parlamentare kërkojnë zhbllokimin e propozim ndryshimeve për një njësi zgjedhore, me lista të hapura dhe me përfaqësim gjinor 50-50.
Kërkesa e tyre vjen pak ditë pasi BDI-ja tha se do ta propozojë modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore në grupin e punës për legjislaturën zgjedhore.
“Megjithatë, për dallim nga partitë e vogla të cilët kërkojnë të mos ketë prag zgjedhor të paktën në zgjedhjen e ardhshme parlamentare, BDI-ja kërkon prag prej 5%”, deklaroi Pavlle Trajanov, Lidhja Demokratike.