Partitë gati emrat për deputetë në njësinë e parë zgjedhore, kush me kë?

ina-online
ina-online

25/02/2024

Partitë politike shqiptare po kalkulojnë me emrat e kandidatëve që do të përfshihen në listat zgjedhore.

Një betejë e fortë pritet të jetë duke filluar nga Njësia e Parë Zgjedhore. Agjencia e lajmeve INA ka siguruar tashmë disa nga emrat që janë pretendetët kryesore të partive dhe koalicioneve në këtë njësi.

Nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN tashmë është përfundimtare që bartës liste të jetë Izet Mexhiti, kryetari i Lëvizjes Demokratike.

Nga BDI ende po kalkulohet me emra, ndërsa kreu i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, po insiston që të përfshihet si bartës liste. Ndërsa, burime për INA thonë se Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë më të preferuar kanë zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, që ishte lojal ndaj tij pas fraksionimit të “Grupit të Zjarrit”. Por ndër emrat e lakuar është janë edhe Artan Grubi si bartës liste, por edhe zëvendësministri aktual i MPB-së, Nazim Bushi.

Nga krahu i ASH-së së Ziadin Sela deri më tani nuk bëhen të ditur emra, ndërsa nëse do të ndodhë një koalicion i tretë mes ASH së Selës, Lëvizjes Populli të Skender Rexhepit-Zejdit dhe PDE-së së Arjanit Hoxhës, atëherë Skender Rexhepi-Zejdi pritet të jetë bartës liste.
Nuk dihet PDSH si do të veprojë dhe a do të nxjerrë listë në këtë njësi zgjedhore apo do të jetë pjesë e koalicionit me BDI.

Gjithashtu sipas zërave nga koluaret e partive në pushtet nuk po përjashtohet edhe një koalicionim më i gjerë i këtyre subjekteve me BDI në kuadër të të ashtuquajturit “Fronti Evropian”. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rijad shaqiri hysni shaqiri

Rijad Shaqiri: Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit

derivate nafta dizeli benzin

A do të rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni pas ngjarjeve në Lindjen e Mesme?

vlen llogo

VLEN: Bujar Osmani është supermjeshtri i korrupsionit në këtë shtet

mpj22-696x385

Maqedonia e Veriut formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

mesuesi

Vdiq pishtari i arsimit, mësuesi nga Sllupçani, Qemal Iseni

arberesha kryeziu

Deputetja e VV-së, Hyseni: Bujar Osmani përfaqësues i “Ballkanit të Hapur”, Arben Taravari i rreshtuar përkrah Kosovës

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Mjekët specialistë privatë në RMV nga sot në grevë të përgjithshme

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ