Partitë i japin propozimet për datën e zgjedhjeve lokale, presidentja pritet të vendos ditëve në vijim

Picture of Ina Online
Ina Online

05/06/2025

Takimi i presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet lokale, ka përfunduar me një pajtueshmëri se “nuk ka edhe aq rëndësi data- kryesorja është që ajo të caktohet sa më shpejt”.

Presidenca e ka bërë të ditur se gjatë takimit, presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.Në vend të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes – Albin Kurti, në takimin konsultativ me presidenten mori pjesë Albulena Haxhiu, e cila bëri të ditur se i ka propozuar tri data.

Haxhiu ka thënë se është përmendur edhe ideja që në të njëjtën datë të zgjedhjeve lokale të mbahen edhe ato parlamentare- të parakohshme.“5, 12 dhe 19 tetori janë opsionale për mbajtjen e zgjedhjeve lokale” – tha ajo.Haxhiu deklaroi se tashmë kanë nisur me shpalljen e kandidaturave për kryetar komunash.

“Në ato komuna ku ka qenë Vetëvendosja, kemi të njëjtit. Në ditët në vazhdim do i kemi edhe tjerët. Sot do vazhdojmë me Gjilanin” – tha ajo për media.Ajo nuk tregoi se kë e kanë kandidat për Prishtinën.

Haxhiu kërkoi nga presidentja Osmani që të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve lokale, ndërkohë që sipas saj është e mundur që zgjedhjet e përgjithshme të mbahen të njëjtën datë me zgjedhjet lokale.

Se a ka mundësi për zgjedhje të përbashkëta, lokale e parlamentare, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha “Jo”.“A mund të mbajmë zgjedhje më herët se ato lokale, teorikisht është e mundshme”- tha Krasniqi për media.

Krasniqi tha se për ta të gjitha datat janë të pranueshme.“12 apo 19 tetor janë preferencat tona. Sa më shpejt, aq më mirë”- tha ai.Krasniqi tha se nuk ishte aspak e mirë, që vetëm kryetari i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i Listës Serbe nuk ishin pjesë e takimit me presidenten.

Kurse, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se ka propozuar që këto zgjedhje të mbahen më 12.10.2025. “Kjo datë është plotësisht në përputhje me afatet ligjore. Shpresoj që Presidentja ta shfrytëzojë të drejtën e saj kushtetuese dhe të përfillë këtë propozim”- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

LDK ende nuk ka dalë me qëndrim pas këtij takimi.Zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë janë mbajtur më 17.10.2021. Në zgjedhjet e kaluara ka prirë LDK për nga numri më i madh i votave, e pasuar nga LVV, e treta PDK, dhe e katërta AAK.Derisa Kosova po afrohet drejt Zgjedhjeve lokale nuk është arritur ende konstituimi i Kuvendit të Kosovës, gati 4 muaj pas mbajtjes së Zgjedhjeve parlamentare, të mbajtura më 09.02.2025./Kallxo.com

TË FUNDIT

VLEN: Përfaqësim i barabartë, shpresë e re për të gjithë!

ASH: Ligj i VLEN-it – Draft i Tanjës! Përfaqësimi i drejtë, i dorëzuar me krenari në duart e diskriminimit

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË