Partitë shqiptare në Maqedoni, bashkohen e ndahen për ditë me muzikë tallava

Picture of INA
INA

22/05/2023

Shkrimtari i njohur shqiptar në Maqedoni Kalosh Çeliku në shkrimin e tij të fundit të botuar tek agjencia e lajmeve INA, adreson kritika të ashpra për partitë politike në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se, ato nuk bëjnë dasma tradicionale shqiptare, kur Nusja kur zbriste nga koçia me dajre, këngë e valle me veshje kombëtare.

“Problem, të cilin sot, nuk e kanë partitë politike shqiptare, që bashkohen e ndahen përditë. Dhe, kur t’u teket martohen dhe bëjnë dasma partiake, dhe me muzika “tallava” nëpër restorante kokë më kokë me vëllezërit e Njerkës.

Dollarë dhe euro me grushta duke u futur në gji këngëtareve. Nusja, kur e heq vallen me dhëndrrin plotë franga të verdha ari varë përqafe. Jo, si dikur: Nusja kur zbriste nga koçia me dajre, këngë e valle me veshje kombëtare. Sheqera të larmë, kur mbi kokë i hudhte vjehrra. E, ne fëmijët e katundit bythekrye turreshim pas sheqerave të larmë. Babai, kur e nxirtte mauzerrin nga hatullat.

Sot, haptas i ndërrojnë burrat dhe grate besnike. E kam fjalën për gratë politike. Mesdite, na lindin më këmbë pas gardhit edhe kopila e kopilesha, dhe pasmesnate na i lënë pas porte. Problem, është edhe prezentimi i Letërsisë shqipe, kur prezentohet në botë nga gjysmë analfabetë pa letërsinë e Kosovës, Maqedonosë veriut, Malit Zi, dhe botërore,

Ligje për ndryshime kushtetuese pa 20 % -in e gjuhës shqipe, që përsëriten edhe me themelimin e partive politike si këpurdhat, pas shiut. Ndonjëra, edhe helmuese. Kurva, lindë kurva. Edhe, kopila. Jo, rastësisht kemi edhe shumë kurva politike dhe kopila. Që, ua dimë nënën, por jo edhe babën. Fenomen i çuditshëm, që kohën fundit ndodhë edhe me partitë politike shqiptare. Me siguri, kjo dukuri natyrore politike e ka motivuar edhe poetin Filip Shiroka ta nxjerrë në dritë vjershën Nji andërr (Vjerrshë e kushtueme tradhtorve t’onë – 1900)”, shkruan shkrimtari Çeliku.(INA)

TË FUNDIT

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

Era Istrefi plot stil pozon para pasqyrës

Angelina Jolie rikthehet në Festivalin e Filmit në Kanë pas 14 vitesh me një pamje mbresëlënëse

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË