Partitë shqiptare selitë e tyre jo në “Katund” apo “provincë”, por në Shkup?!

0

Nga Skender Karaçica/

Pse partitë politike (shqiptare) në Maqedoni selitë e veta nuk i kanë në Shkup(?!)

Prej kohës kur Maqedonia u nda nga ish-Jugosllavia dhe për kohën e tranzicionit demokratik, partitë politike shqiptare (BDI-PDSH)dhe të tjerat selitë e veta nuk i kanë në Shkup, por në Tetovë.

Pse po ndodhë kjo? Shkupi është qendër ku pas Luftës së Dytë Botërore ka qenë e banuar më shumë shqiptarë, sipas të dhënave të kohës më shumë se sa në Prishtinë dhe Tiranë.

Tashti është ndryshe! Pushtetet sllavo-maqedonase në heshtje e kanë ndryshuar përbërjen (kombëtare) të popullit shqiptar, sipas Kushtetutës (lexo: pakicë kombëtare dhe jo shtetformues,-nënvizimi im) dhe qendra shqiptare Shkupi i çliruar nga shqiptarët mbeti në “historinë” e sllavo-maqedonasve dhe të pansllavizimit në Ballkan.

Partitë politike (shqiptare) në Maqedoni jo me selitë e veta qendrore në Tetovë, por në kryeqytetin e tyre në SHKUP!

Komentet

komentet