Partizani triumfon në Letoni, raundi play off shumë pranë

ina-online
ina-online

10 Gusht, 2023

Sukses i rëndësishëm për skuadrën kampione të Shqipërisë që fiton 2-1 në Letoni kundër Valmeira-s. Në raundin e tretë të UEFA Conference League, të kuqtë e nisën me një sukses që do të peshojë shumë edhe në fatet e kualifikimit për në fazën tjetër duke fituar 2-1.

Cara dhe Rapaj në pjesën e dytë kthyen rezultatin në favor të skuadrës së Zekic që e nisi me disavantazhin e një goli në pjesën e parë. Në minutat 58 dhe 76 dy lojtarët e kuq arritën të bënin rokadën e rezultatit edhe falë lojës më të mirë të propozuar nga skuadra e kuqe që gjeti më shumë hapësira në mbrojtjen e skuadrës letoneze.

Ndeshja nisi me ritëm të ngadaltë për kampionët të cilët në pjesën e parë të takimit treguan limitet e tyre dhe Gustavo Silva shtangu Qirkon me një goditje fantastike nga distanca në minutën e 27.

Në rast se Partizani kualifikohet pas sfidës së javës tjetër, atëherë do të peshkojë në play off humbësen e sfidës Astana-Ludogorets, çka do të thotë se shkalla e vështirësisë do të rritej shumë me të dy kundërshtarët.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

montella

Montella, trajneri i ri i kombëtares së Turqisë

rumani huligan kosove

Media hungareze thumbon rumunët për Kosovën

kombetarja fitore shqiperi

Fitorja ndaj polakëve e ngjit tri vende Shqipërinë

xherdan shaqiri

I ndodhi e papritura Xherdan Shaqirit

inzaghi

Inzagi del në mbrojtje të Asllanit: Do të bëja sërish zgjedhjet e fillimit

uefa

UEFA dënon ashpër FSHF, shkak janë fizhekzjarret ndaj Polonisë

Amir-Rrahmani-600x360-1

Amir Rrahmani u detyrua ta lëshoj fushën i lënduar

CHelsea

Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

Hakim-Ziyech

Hakimi nuk ka dyshime për “yllin” e futbollit që meriton Topin e Artë

INFO

NA NDIQ