Pas 12 ditësh dëgjohen ende zëra nën rrënoja

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Shkurt, 2023

Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t.

Mirëpo, pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

‘Ka zëra. Pas 273 orësh kërkime, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Ka akoma shpresë. Mendohet se janë tre anëtarë të familjes Dalyan: Fikret Dalyan, Sema Dalyan, Medina Dalyan.

Fillimisht, zëri u dëgjua përmes një aparati dhe u përsërit përgjatë pesë minutave. Më pas, ekspertët përdorën një pajisje akustike më të ndjeshme.

Sapo vlerësuan situatën, forcat e kërkim-shpëtimit filluan punën sërish. Sesa thellë mund të kenë mbetur nën rrënoja apo sa kohë i duhet ekipit për t’i nxjerrë, nuk është ende e qartë për momentin.’

Enver Kaptanoğlu, gazetar i CNN TÜRK

Deri më tani, ekipet nuk kanë mundur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit nën rrënoja, kështu që nuk dihet gjendja e tyre. Megjithatë, mendohet se janë gjallë të tre, pasi reagojnë ndaj thirrjeve të herëpashershme.

Duke qenë në ditën e 12-të pas tërmetit fatal, skuadrat kërkuese janë të vetëdijshme për gjenden serioze shëndetësore të të mbeturve nën rrënoja, ndaj po përpiqen të hapin rrugën sa më shpejt.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

A50D6F0D-1810-45B7-8F4B-AA897AD8EFE6

Maqedonia e Veriut ka humbur 23,74% të nxënësve për dy dekada – numri i nxënësve është përgjysmuar në Gostivar, Strugë, Kërçovë, Tearcë dhe Vrapçisht

Rama-kurti

E ‘goditi’ Kurtin në një intervistë në BBC, profesori ‘zbulon’ qëllimin e Ramës: Po maskohet, kështu po e mbështet Vuçiqin!

erdogan

Sot Erdogan bën betimin si president i Turqisë

zelensky-1

Zelensky: Ukraina është gati të nisë kundërofensivën

Trenat_Indi

288 të vdekur, mbi 800 të lënduar nga përplasja e trenave në Indi

pendarovski-ikkkk-800x445

Pendarovski: Do ta rrisim numrin e ushtarëve në Kosovë

plenkovic rama

Kryeministri kroat Plenkoviq dallon nga Edi Rama për zhvillimet në Veri të Kosovës

nexhmedin-spahiu

Veriu i Kosovës/ Spahiu: Shpresoj dhe besoj se do të triumfojë Kosova

TRAGJEDI

Tragjedia në Indi/ Mbi 280 të vdekur nga përplasja e trenave, qindra të plagosur

INFO

NA NDIQ