Pas 27 vjetëve, një president gjerman viziton Tiranën

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, do ta vizitojë Shqipërinë të enjten, ka konfirmuar Presidenca e Shqipërisë.

Kjo shënon vizitën e parë të një presidenti gjerman në Shqipëri pas 27 vjetëve.

Steinmeier do të pritet nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj.

“Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Steimeier vizitoi dje edhe Maqedoninë e Veriut.