Pas 28 vite, Interi mundi Milanin 3 herë në një sezon

Picture of INA
INA

11/05/2023

Interi fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Milanit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve. Sipas “Opta Sports”, kjo nuk ka ndodhur për 28 vjet, që nga sezoni 1994/95. Deri në ndeshjen e sotme të këtij sezoni, skuadrat janë takuar tri herë, ndeshja e parë në Serie A ka përfunduar me fitoren e Milanit 3:2, e dyta me fitoren e Interit 1:0. Skuadrat u takuan sërish në Superkupën e Italisë, më pas Interi festoi fitoren 3:0.

Madje, Interi mundi Milanin për herë të parë në një ndeshje të Kupës Evropiane. Para kësaj, “Nerazzurrët” kishin dy barazime dhe dy humbje ndaj Milanit. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të martën e ardhshme, më 16 maj. Vendi është i pandryshuar, arena legjendare e Milanos “San Siro”. Vlen të përmendet se kjo ndeshje ishte fitorja e gjashtë radhazi për “Nerazzurrët” në të gjitha garat.

Seria e fitoreve të Interit ka vazhduar që nga 23 prilli. Në këtë ditë, “Nerazzurrët” mundën Empolin në Serie A (0: 3). Kjo u pasua me fitoret ndaj Juventusit në Kupën e Italisë (1:0), Lazio (3:1), Verona (0:6) dhe Roma (0:2). Ndërkohë, humbja e Interit daton më 4 Prill, që atëherë në 11 takime të zhvilluara, Interi humbi vetëm një herë, kjo ndodhi më 15 prill ndaj Monza (0: 1) në Serie A.

TË FUNDIT

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

“Nuk ka rrugë të shkurtër për ju”, Kallas kritika Vuçiç: Nuk kishe pse shkoje te Putin

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË