“Pas 30 tentativave, a do të funksionojë Kuvendi sot?”

Picture of INA
INA

13/06/2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 31-të, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit. Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.

Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në asnjërën nga votimet për të, Haxhiu s’ka marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur, i nevojiten 61, shkruan Reporteri.net.

Nga 15 prilli, kur ka filluar seanca konstituive, deri tash kanë dështuar 30 vazhdime të saj. Edhe në seancën e sotme, e 31-ta me radhë nuk ka ndonjë sinjal për rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e dy muaj.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vendosur të ndërmarrë edhe një hap për të kërkuar zgjidhje për ngërçin në të cilin ka hyrë vendi. Ajo pritet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me synimin që të sqarohen mundësitë ligjore për tejkalimin e situatës aktuale.

Sipas këshilltarit të saj, Bekim Kupina, ekipi ligjor i Presidentes tashmë ka përgatitur një draft të lëndës që do t’i dorëzohet Gjykatës. Megjithatë, po pritet aktgjykimi për pranueshmërinë e kërkesës së dorëzuar nga AAK-ja, e cila pritet të ndihmojë në sqarimin e aspekteve procedurale të çështjes.

“Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë.”, ka thënë Kupina.

Presidentja ka mbajtur deri tani dy takime konsultative me liderët e partive politike, fillimisht më 15 maj dhe së fundmi për çështjen e organizimit të zgjedhjeve lokale.

Ajo ka ripërsëritur gatishmërinë për të zhvilluar takime të veçanta me çdo lider politik që ka interes për të diskutuar mbi konstituimin e Kuvendit.

Tashmë janë bërë mbi katër muaj kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet parlamentare, në të cilat Vetëvendosje doli partia e parë, e pasuar nga PDK, LDK dhe AAK-NISMA.

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË