Angelina Jolie ka vendosur të heqë dorë nga beteja ligjore me Brad Pitt për situatën e dhunës së pretenduar gjatë një udhëtimi me avion.
Angelina Jolie ka nënshkruar këtë vendim kundrejt Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së për dokumentet e lidhura me incidentin e dyshuar në vitin 2016.
Aktorja, përmes një kërkese për informacion të quajtur “Akt i Lirisë së Informacionit” (FOIA) në vitin 2021 kërkonte që dokumentet e FBI-së në lidhje me incidentin t’i jepeshin asaj. Në to kishte detaje nga ngjarja ku Jolie pretendonte se Pitt ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj edhe një prej fëmijëve të tyre, gjë që u hodh poshtë më pas në gjykatë.
Që pas divorcit, ata i janë nënshtruar një beteje ligjore të gjatë lidhur me financat dhe kujdestarinë e fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Vivienne dhe Knox.
Fëmijët e tyre thuhet se ishin të pranishëm në konfliktin e supozuar, gjë që u bërë shtysë për një hetim ndaj Pitt nga ana e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve dhe Familjes në Los Angeles dhe FBI-së.
Beteja e radhës për Jolie dhe Pitt është për kantinën e tyre të verës në Château Miraval.