Pas 8 vjetësh, Gjykata njeh suedezen, si vajzën dhe trashëgimtaren e Vehbi Veliajt

Pas 8 vite gjyqe maratonë, dje gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke njohur si vajzë dhe trashëgimtare të biznesmenit Vehbi Veliaj, shtetasen suedeze Anna Nordstrom.

Vendimi është marë nga treshja e gjyqtarëve Elona Stavri, Hysni Demiraj dhe Marie Qirjazi, të cilët pasi studjuan të gjitha pretendimet e palëve vendëson ti japin “ok” kërkesës së shtetases Anna Nordstrom, duke e ligjëruar atë si vajza e ish-­biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj.

Mësohet se në padinë e saj civile Nordstrom kishte kërkuar në pjesën takuese 1/2 e trashëgimisë, por gjykata ka pranuar vetëm 1/5. Ndërsa pjesën tjetër gjykata ia ka kthyer sërish motrave të Nordstrom, megjithëse ato kishin hequr dorë.

Ky vendim i Apelit ka marrë formë të prerë dhe në vijim mësohet se Nordstrom do hapë një proces tjetër gjyqësor për fitimin e trashëgimisë dhe anullimin e një seri kontratash shitjesh, që janë bërë, pas vdekjes së babait të saj, Vebi Veliaj.

Njëherësh gjykata e Lartë në vendimin e saj të 24 janarit 2018 ka konstatuar si shkelje tejzgjatjen e procedurave të gjykimit nga gjykata e Apelit Tiranë, lidhur me vendimin e ndërmjetëm të datës 19 dhjetor 2017 për njoftimin e personave të tretë Qefajete Rufati,Dilferije Rufati dhe Merxhivane Behadini në çështjen nr.4996 të datës 21 korrik 2017. 20 gjyqtarë e 10 prokurorë në “Vetting” E lodhur dhe e zhgënjyer totalisht nga sistemi i drejtësisë shqiptare,një muaj më parë, Anna Nordstrom, i është drejtuar me një denoncim dhe komisionit të Vettingut. Në këtë denoncim kjo shtetase Suedeze ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën.

Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo). Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja Suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera. “Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme. Është situatë alarmante!

Unë qytetarja Suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”­shkruan Nordstrom në ankesën e saj.

Më tej ankuesja parashtron duke pohuar: “…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”