Pas apeleve irrituese për ‘Aleanca eurointegriste’, a mund të “ndodhë populli” brenda BDI’së?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/01/2023

Fejzi Hajdari

Është shumë interesant, për të mos thënë shumë irritues, që një lidershpi shqiptar në Maqedoninë e Veriut (në rastin konkret Ali Ahmeti), asnjëherë deri tani nuk ka bërë apel-sensibilizim për unifikim të faktorit politik shqiptarë, rreth një kërkese të rëndësishme me interes vital kombëtarë, sic është fjala bie: zgjidhja e statusit të ushtarëve të UCK’së, ndërprerja e rasteve të montuara politike ndaj shqiptarëve (rasti Monstra, Sopoti, Lagjja e Trimave, rasti Alfa…), pastaj zyrtarizimi i gjuhës shqipe në një rrafsh me maqedonishten, përdorimi i flamurit kombëtar etj., ndërkohë që ditë më parë një të tillë apel e shpalosi kinse për “ta ndihmuar vendin në rrugën drejt BE’së??! Nuk ka shqiptarë që është “kundër” integrimit në strukturat euroatlantike.
Pyetja tjetër që imponohet, dhe irriton shqiptarët, është: Pse Alija dhe kompanitë tjera politike fitimprurëse shqiptare (partitë shqiptare) s’e panë të udhës një të tillë Apel, në mënyrë unike, ta kishin bërë për LUFTë KUNDëR KRIMIT Të ORGANIZUAR dhe KORRUPSIONIT me përmasa alarmante e dramatike, që është edhe KëRKESë me prioritet e vazhdueshme e faktorit relevant ndërkombëtarë, në veçanti e ambasadores amerikane në Shkup.
Pastaj edhe diçka tjetër: A thua Alija dhe kompanitë politike fitimprurëse shqiptare, duan t’na integrojnë në BE, me ofendimin kushtetues “popull 20 përqind”, me “gjuhë 20 përqind”, me flamur kombëtar me dimenzione qesharake etj-etj… Sa për ilustrim, Bullgaria Greqia e Rumania janë anëtare të BE’së dhe NATO’së, por pakicat atje (hungarezët, turqit, shqiptarët në këto shtete) vazhdojnë të jenë të supër diskriminuara.
PARADOKSI: Të gjitha fushatat elektorale partitë shqiptare i bëjnë duke premtuar se “do ta zgjidhin çështjen kombëtare të shqiptarëve”, ndërkohë që asnjëherë nuk u bashkuan për ta zgjidhur qoftë edhe një kërkesë të shqiptarëve.
DOMETHëNë: Me premtime për zgjidhjen e problemeve shqiptare, i mashtrojmë shqiptarët dhe ua marrim votën, kurse me apele koti për eurointegrime, duam t’i mashtrojnmë ndërkombëtarët që të mos hapet ndonjë proces për megaaferat korruptive e kriminale.
Po mundohem ta “mirëkuptoj” Alinë për këtë manovër politike, sepse “Grup i Zjarrit” i ka shkaktuar tronditje të mëdha për shkak të masovitetit në tubime. Thjeshë, Alisë i ka ardhur te hunda, nga potezat e ‘bashkëveprimtarëve të djeshëm’ respektivisht nga “kundërshtarët e sotëm”.
Dhe ndërkohë që Alija me këmbëngulje partinë po e çon drejt një procesi të pandalshëm – përçarjes dhe formimit eventual të një partie tjetër, pakënaqësia gjithnjë e më tepër po akumulohet edhe tek anëtarët e “Grupit të Alisë” të cilët kanë filluar vlerësimet dhe mendimet t’i shpalosin gjithandej në opinion por edhe në ‘qarqet tjera joformale’. Avazi i këtillë nuk duhet të neglizhohet, aq më pak kur dihet se bëhet fjalë për njerëz që pas BDI’së kanë “vrapuar” tani 20 vite. Kjo hapë dilemën tjetër: Pakënaqësia e krijuar nga “përçarja” dhe “këmbëngulja e Alisë për të mos zgjidhur problemin thelbësor” brenda partisë me qëllim që të mos përçahet partia, mund të çoj drejt “ndodhi populli”! Gjithsesi nëse vie deri te kjo rrethanë, atëherë do të jetë vonë për gjithcka…, nuk do të ndihmojnë për “apelet për eurointegrime”!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ