Pas BESËS e ASH-së, BDI në radhë për Kongres

0

Pas kongreseve partiake të paralajmëruara nga Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptare, edhe BDI tashmë është në një proces të tillë.

Nga kjo parti kanë paralajmëruar se gjatë këtij viti do të zhvillohet kongresi partiak, edhe ate nuk përjashtohet gjatë verës.

Mbajtjen e kongresit partiak e ka paralajmëruar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në intervistat e fundit. Por ai nuk ka përjashtuar se do të tërhiqet, por vetëm nëse do të arrihen synimet e tij për integrimin e vendit në NATO.

Nga selia e BDI-së theksojnë se janë në proces të debateve për fillimin e parapërgatitjeve dhe se nuk mund të japin asgjë konkrete.

Por siç mësohet, kuvendi i kësaj partie do të kërkojnë që Ahmeti të mbetet në krye të BDI-së edhe për një mandat. Megjithatë pritet të ketë rifreskime të mëdha në strukturat partiake, duke filluar nga nënkryetarët, sekretari gjeneral dhe forumet e tjera partiake.

Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që të ketë zgjedhje një anëtar-një votë. (INA)