Pas Binance, paditet edhe Coinbase

INA
INA

7 Qershor, 2023

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) ngriti një padi kundër Coinbase me arsyetimin se ka shkelur ligjet e SHBA-së për letrat me vlerë.

Pas Binance, faqja më e madhe e tregtimit të kriptove në botë, edhe Coinbase u padit gjithashtu nga SEC. “Mangësitë e Coinbase në çështjet e lidhura kanë ulur ndjeshëm mbrojtjen e investitorëve,” tha kryetari i SEC, Gary Gensler.

Detajet e akuzave janë përfshirë në dosjen e padisë së ngritur ndaj Coinbase, faqes së dytë më të madhe të tregtimit të kriptove në botë, pas Binance. Coinbase gjithashtu pretendohet se ka “operuar si një firmë brokerimi e paregjistruar” që nga viti 2019.

Pas lajmit të padisë, vlera e aksioneve të Coinbase ra me 16.2 përqind.

Ndaj BINANCE tashmë është ngritur padi

Dje, SEC paditi faqen e kriptomonedhave Binance dhe CEO-n e saj, Changpeng Zhao, me arsyetimin se kishin operuar një “rrjet gënjeshtrash”.

Ankesa e SEC e paraqitur në gjykatën federale në Washington përfshinte 13 akuza kundër Binance, Zhao dhe tregtimit të pavarur të kriptomonedhave në SHBA.

SEC pretendoi se Binance krijoi vëllim tregtar artificial, përdori paratë e klientëve pa leje dhe nuk arriti të parandalonte qytetarët amerikanë që të përdornin platformën.

RËNIE E BITCOIN

Pasi këtyre zhvillimeve, Bitcoin pësoi rënie tē madhe prej 7.65%.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

game of thrones

Autori i ‘Game of Thrones’ padit pronarin e ChatGPT OpenAI

3_Main-Apple-iPhone-battery

Ja si mund ta karikoni telefonin 4 herë më shpejt

Inteligjenca artificiale AI

Nuk kanë fund risitë e Inteligjencës Artificiale, tanimë mund të ndryshojë edhe theksin që flisni

samsung

Detaje të telefonit të ri të Samsung

hena

Uji në Hënë krijohet nga një forcë misterioze që vjen nga Toka

Facebook-780x439-650x358

Facebook ndryshon logon

audi

“Audi” hap objektin dhjetëra milionësh për testimin e përplasjeve

google

Google akuzohet si fajtore në vdekjen e një burri amerikan

apple-iphone-15-pro-3

Sa kushtojnë pjesët e riparimit të iPhone 15?

INFO

NA NDIQ