Pas dorëheqjes së Kovaçevskit, LSDM-ja fillon përgatitjet për zgjedhjen e liderit të ri

Picture of INA
INA

23/05/2024

Pas njoftimit të Dimitar Kovaçevskit për tërheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LSDM-së, socialdemokratët muajin e ardhshëm do të zgjedhin liderin e ri dhe kryesinë e partisë. Këshilli Ekzekutiv ka sjellë vendim për formimin e grupeve të punës për regjistrim aktiv të anëtarëve për votim në zgjedhjet brenda-partiake, si dhe për organizimin e një kongresi llogaridhënës të LSDM-së.

“Këshilli ekzekutiv e obligoi Komisionin Zgjedhor, mbi baza të statutit të partisë të propozojë rregullore për zbatimin e zgjedhjeve direkte brenda-partiake gjatë muajit qershor, në procedurë transparente dhe demokratike”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM njoftojnë se dorëheqje nga funksionet kanë dhënë edhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv si dhe anëtarët e kryesisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, ai organizativ dhe sekretari për bashkëpunim rajonal.

Këshillit Qendror gjithashtu i kërkohet që ta ndjekin të njëjtin shembull, si një akt moral I përgjegjësisë. Nga LSDM njoftojnë se sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e Kovaçevskit të gjithë kryetarët e organizatave komunale janë në dorëheqje, duke pasur parasysh faktin që ata janë emëruar nga ana e kryetarit të partisë, ndërsa funksionin do ta kryejnë deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Analistët vlerësojnë se pas rezultateve të zgjedhjeve dorëheqjet ishin të pritshme, madje ato duhej të dorëzoheshin natën e zgjedhjeve.

“Pritej që atë natë të jep dorëheqje edhe vetë kryetari edhe udhëheqësia. Nëse nuk gënjehem me siguri ky ishte rezultati më i keq i LSDM-së në të gjitha zgjedhjet deri më tani…

Shihet qartë se LSDM-së do t’I duhet një fillim I ri dhe në përgjithësi rregulli është që ata që e kanë bërë problemin, vështirë se mund të jenë pjesë të zgjidhjes. Megjithatë kjo I takon vetë partisë që të diskutojë”, deklaroi Aleksandar Kërzhallovski, analist.

Për pozicionin e kreut të LSDM-së, tashmë kanë filluar që të qarkullojnë zëra për kandidatët e mundshëm. Përmenden, Venko Filipçe, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Jovan Despotovski dhe Igor Ivanovski. /Alsat.mk

TË FUNDIT
12 orë
Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)
21 orë
Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës
21 orë
Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t'ia dalin
21 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit
21 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

ME TE LEXUARA

22 orë
Orhan Murtezani ministër për Integrime?
22 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
21 orë
Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes
21 orë
Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s
21 orë
Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia
21 orë
Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

LEXO MË SHUMË

alternativa

Alternativa vendosi për emrat e ministrit dhe zëvendësministrave, ja kush janë? (FOTO)

buka

Shtrenjtimi i bukës, qytetarët: po na shtrenjtojnë edhe kafshatën e bukës

studenti-univerzitet-sv-Kiril-i-Metodij-6

Studentët kërkojnë që racioni ditor të jetë 200 denarë, sepse nuk mund t’ia dalin

gruevski jankullovska

Përplasje mes Gruevskit dhe Jankullovskës, dyshja e dikurshme famoze e pushtetit

gruevskii

Gruevski tregon si u arratis nga Maqedonia

xhulijan smith

Ambasadorja amerikane në NATO, Smith flet për Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e NATO-s

shaqir-fetahu

Kreu i BFI-së uron myslimanët për Kurban Bajramin: T’i kthehemi shpirtit, moralit e familjes

moti sot

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

orhan murtezi

Orhan Murtezani ministër për Integrime?

INFO

NA NDIQ