Ish-presidenti Hashim Thaçi pasi ka qëndruar për dy orë në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt ku edhe është parë me familjarët e tij ngushtë, është larguar nga aty nën përcjelljen e EULEX-it.
Para vizitës në shtëpi te familjarët, Thaçi ka qëndruar te varri i babait të tij, Haxhi Thaçi, ku ka bërë nderime dhe ka vendosur një kurorë me lule.
Gjykata Speciale për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se Thaçit i është aprovuar vizita për të bërë nderime dhe për të qëndruar me familjarët e tij të ngushtë pas vdekjes së babait.