Meta ka njoftuar të mërkurën se do të rikthejë llogaritë e ish-presidentit amerikan, Donald Trump në Facebook dhe Instagram në javët në vijim. Ky vendim vjen pas më shumë se dy vitesh pasi e pezulloi atë pas sulmit në Kapitol të 6 janarit.
“Vendosmëria jonë është që rreziku [për sigurinë publike] është zvogëluar mjaftueshëm. Si e tillë, ne do të rivendosim llogaritë e zotit Trump në Facebook dhe Instagram në javët e ardhshme.”, tha Presidenti i Meta i Çështjeve Globale, Nick Clegg duke shtuar se do të ketë rregulla të reja për të shmangur përsëritjen e shkeljeve.
Me riaktivizimin e llogarive të tij në Facebook dhe Instagram, Trump do të fitojë edhe një herë akses në platformat e mëdha të komunikimit. Vendimi vjen pas një lëvizjeje të ngjashme nga Twitter, e cila riktheu llogarinë e Trump në nëntor pas blerjes nga miliarderi amerikan Elon Musk.
Megjithatë, ish presidenti nuk ka bërë ende asnjë postim në Twitter duke zgjedhur që në vend të kësaj, të qëndrojë në platformën e tij Truth Social.