Sali Berisha e nisi fjalimin e tij në protestë me përulje për të gjithë protestuesit demokratë.
Berisha dhe se protesta e 20 shkurtit të vitit të kaluar u hodhën themelet e çdo fitoreje të opozitës.
Sipas tij, Partia Demokratike tashmë është e bashkuar pasi nga hiri u ngrit si Feniksi. Ndërsa tha se ata që donin ta mposhtnin PD, dështuan.
“E nis fjalën time me një përulje para jush me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët. Në pak kohë ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak. Vetëm një vit më parë në shkurtin e kaluar ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën. Unë fjalën time e mbajta nga një ekran, i burgosur politik.
Në atë protestë në hodhëm themelet e cdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si feniksi. Ndërsa ata që menduan se do të na mposhtin ne dështuam me turp, ne jemi të pamposhtur. Ne u bashkuam, ne mbrojmë akuza të drejta, mbrojmë vlerat e njeriut, mbrojmë interesin kombëtar, kombin, familjen. Sot jemi në këmbë më të vendosur se kurrë
Historia e deshi që ne të jemi e vetmja e forcë politike që përmbys dy diktatori, atë staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e Edi Ramës”, tha ai.