Pas festës në Tuz, padi kundër Gjeloshajt, kërkohet shkarkimi i Zenkës

0

Në Zgjedhjet lokale të 3 marsit në Malësi fitues doli koalicioni i subjekteve shqiptare – Forumi Shqiptar (ASH-LDSH-UDSH) me 16 mandate. Subjektet tjera morën si vijon: DPS 10, Partia boshnjake 4, Socialdemokratet 1 dhe Demokratët 1 mandat,

Pas fitimit të këtyre zgjedhjeve nga ana e subjekteve politike shqiptare , edhe pse jo mjaftueshëm që të qeverisur të vetëm, të diele mbrëma kishte një festë të ligjshme të shqiptarëve në Tuz. Fjalime, këngë, valle dhe flamuj shqiptarë ishte koreografia e asaj mbrëmje, shkkruan Ulqini Online.

Partitë të shumta në Mal të zi kanë dënuar një menyrë të tillë të festimeve nga ana e mbështetësve të fituesve të zgjedhjeve në Malësi. Disa shkuan edhe një hap më larg duke ngritur padi penale kundër të parit të koalicionit ”Forumi shqiptar”, z. Nik Gjeloshaj.
“Alternativa e Malit të Zi ka ngritur një padi penale kundër Nik Gjeloshajt për” terrorizëm në një përpjekje” dhe thirrje të shtetasve malazezë të nacionalitetit shqiptar të shpërfillin Ligjin dhe Kushtetutën e Malit të Zi”, thuhet në faqen e e kësaj parti në Facebook.

Nga ana tjetër, Fronti Demokratik (DF), kërkon nga kryeministri Dushko Markoviç që urgjentisht të shkarkojë Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave z. Mehmed Zenka, pas deklaratës së tij se ai nuk sheh asgjë të diskutueshme në brohoritjet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) pas fitores së Forumit Shqiptar në zgjedhjet lokale në Tuz.

Kujtojmë se z. Zenka në pyetjen gazetarit të rtcg, televizioniot publik në Mal të Zi rrreth brohoritjeve për Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) deklaroi se ”nuk fyem dikë”.
“Thjesht, vlerat shqiptare u lartësuan, asgjë më shumë. Ishte një natë e fitores dhe pak eufori kishte, por absolutisht asgjë nuk kishte që fyente dikë apo vlerat e të tjerëve,” tha Zenka.