Pas informacioneve për kërcënim, baza ajrore e NATO-s në Gjermani rrit nivelin e sigurisë

Picture of INA
INA

23/08/2024

Baza ajrore e NATO-s në qytetin gjerman Geilenkirchen rriti nivelin e sigurisë “bazuar në informacione zbulimi që tregojnë për një kërcënim të mundshëm”, bënë të ditur të enjten në mbrëmje zyrtarë të saj.

“Si masë paraprake, i gjithë personeli thelbësor, por që nuk është me mision është larguar nga baza”, thuhej në njoftimin e publikuar në platformën e mediave sociale X, por pa dhënë më shumë detaje.

“Siguria e personelit është prioriteti ynë kryesor. Operacionet vazhdojnë sipas planit”, shtohej më tej në deklaratë.

Një zëdhënës i bazës së NATO-s në Geilenkirchen tha se nuk kishte më shumë informacion sesa ai që ishte publikuar në postim.

Kjo është hera e dytë që baza ku ndodhet flota e avionëve vëzhgues ‘AWACS’ të NATO-s, rrit nivelin e sigurisë, që pas një incidenti javën e kaluar, kur një bazë ushtarake në Këln që ndodhet aty pranë, u mbyll përkohësisht ndërsa autoritetet po hetonin rreth dyshimeve për një sabotim të mundshëm në furnizimin me ujë të saj.

Në të njëjtën ditë, baza në Geilenkirchen njoftoi gjithashtu për një incident, një tentativë për t’u futur brenda territorit të saj, çka nxiti dhe zbrazjen e plotë të mjediseve.

Në lidhje me dyshimet për sabotazh në bazën e Këlnit, ushtria gjermane tha më vonë, se provat e kryera treguan se uji nuk ishte i ndotur.

NATO ka paralajmëruar në të kaluarën për një fushatë aktivitetesh keqdashëse të organizuara nga Rusia, përfshirë aktet e sabotazhit dhe sulmet kibernetike. Rusia ka akuzuar rregullisht NATO-n se po kërcënon sigurinë e saj.

Në qershor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se sulmet e fundit ishin rezultat i inteligjencës ruse e cila po bëhej gjithnjë e më aktive.

Disa incidente në vitet e fundit në territorin e NATO-s janë trajtuar si të dyshimta nga ekspertët, mes tyre prerja në vitin 2022, e një kablloje jetike nënujore, që lidhte arkipelagun e Svalbardin me Norvegjinë./voa

TË FUNDIT
4 orë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
4 orë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
6 orë
"Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut", Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani
7 orë
Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë
10 orë
Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

ME TE LEXUARA

18 orë
Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut
17 orë
Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)
15 orë
Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

19 orë
Kroacia dhe Serbia mund të rikthejnë shërbimin ushtarak, po ne? “Në Jugosllavi kemi shkuar fëmijë në ushtri, jemi kthyer burra”

LEXO MË SHUMË

mjeke

Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

Alicia Kearnss

“Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut”, Kearns i kërkon qeverisë britanike të fokusohet urgjentisht tek Ballkani

ritchie-torres

Kongresisti amerikan Torres: Historia është në anën e pavarësisë së Kosovës, Vuçiqi është në anën e gabuar të historisë

gordana siljanovska rumen radev

Patriota dhe tradhëtarë, akuza mes LSDM dhe VMRO për kontestin me Bullgarinë

IMG_7601

Tabela vetëm në maqedonisht ma shumë se 4 vite janë në vendkalimin Bellanoc-Stançiq

IMG_7587

Hiqen tabelat në Bllacë, vendosen edhe në gjuhën shqipe (VIDEO)

femije zhdukur trafikim kontrabande

Trafikimi i fëmijëve, martesat e detyruara, eksploatimi dhe lypja janë në rritje në Maqedoninë e Veriut

dudiq amina nuraj

Shqiptarja nga Sanxhaku i përgjigje Dudiqit: Unë jam shqiptare, gjaku im shqiptar

INFO

NA NDIQ