Pas Kërçoves dhe Dibrës,ndryshim edhe në BDI-në e Strugës

0

Izmit Nura/ Reflektim, riorganizim, vizion për një të ardhme më të mirë, me rininë për një BDI për 20 vitet e ardhshme. Zgjedhja e profesoreshes Ardita Dani është më shumë se një e arritur për rininë, është emancipim i një gjenerate, sepse për herë të parë në krye të politikës së një qyteti, Kërçoves zgjidhet një femër. Kurse Dibra me zgjedhjen e Artin Spahiut në mënyren më demokratike të mundshme, dëshmoj se është vazhdimësi e kuvendeve historike të Dibrës. Pra kalimi nga Artini – UÇK-së në Artinin udhëheqës i politikës së BDI-s tregon se ne jemi në rrugen e duhur. Struga sinonim i zhvillimeve historike politike, Struga e ndryshimeve të mëdha, është koha të zgjohesh nga gjumi i anarkisë politike dhe tu tregosh vendin oligarkëve të politikes ditore. U bëj thirrje, lus të rinjt, të zgjedhurit nga kuvendet e nëndegëve që me arsyeshmëri dhe guxim Strugës ti afrojnë një zgjidhje që e nderon dhe avancon Strugën në të gjitha aspektet. Me shpresën dhe besimin se mbështetja e kryetarit tonë Ali Ahmeti nuk do na mungoj drejt jetësimit të vizionit dhe idealeve tona. P.S. Në kuvendin e Dibrës isha ulur pranë veprimtarit dhe ish-të burgosurit Bashkim Mashkulli , i cili u zgjodh në këshillin mbikqyrës së bashku me kryetarin e Dibres, Hekuran Duka. Me qetësinë dhe maturin e tij Bashkimi më tha: ”është koha juaj, ne na mbetet të mbikqyrim dhe ndihmojmë në sukseset tuaja”.