Pas koncertit, Sabriu me dedikim emocionues për Sinanin

0

Mbrëmjen që lamë pas, këngëtari Sinan Vllasaliu ofroi një nga koncertet më të bukura të tij, ndonëse pa publik.

Në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Qendra Kulturore ‘Klan Kosova’, këngëtari interpretoi hitet e tij më të bukura ndër vite bashkë me grupin e tij.

E duket se ky koncert është bërë shkas që një prej miqve të tij më të mirë, Sabri Fejzullahu të flasë për Sinanin.

Ai ka postuar fotografi nga interpretimi live në Instagram duke u shprehur:

‘Të kam në gjak o Sinani jem, o artist i shqiptarisë’.