Pas Lukakut, Interi kthehet te Dybala, rifillojnë bisedimet me argjentinasin

Tani që Interi ka siguruar rikthimin e Romelu Lukakut në huazim nga Chelsea, ata i kanë rifilluar negociatat me Paulo Dybala dhe përfaqësuesit e tij.

“Nerazzurrët” e vendosën Dybalan në planin e dytë, ndërkohë që finalizuan marrëveshjen me Chelsean, duke e rikthyer Lukakun në një huazim të thjeshtë për 8 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën, ndërsa sulmuesi pranoi një ulje pagës prej 35 për qind për të kompletuar rikthimin.

Dybala u la anash, por ato negociata rifilluan, raportojnë mediat italian.

Megjithatë, në vend që të bisedonte drejtpërdrejt me agjentin Jorge Antun, këtë herë drejtori Beppe Marotta u takua me ndërmjetësuesin Fabrizio De Vecchi.

Kjo vjen pas raportimeve se një nga çështjet që pengoi lëvizjen e Dybalas ishte komisioni i tepërt i kërkuar nga Antun.

“La Joya” është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Juventusin ka skaduar, “Bianconerët” fillimisht ranë dakord për një pagë prej 10 milionë euro në sezon për një rinovim të kontratës, më pas e tërhoqën ofertën.

Besohet se ai tani po kërkon 8 milionë euro në sezon plus bonuse, por Interi ka ngecur në 6 milionë euro.

Kishte gjithashtu disa sugjerime se Milani dhe Roma mund të riktheheshin në garë për Dybalan, por ata duket se kanë lëvizur drejt objektivave të tjerë.