Prokuroria themelore e Koçanit ka ngritur sot kallëzim penal kundër kryetarit të komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Papazov në cilësinë e kryetarit të Komunës së Koçanit, duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare, i ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare, kështu që më 06.12.2021, për herë të parë emëroi S.Z. si ushtrues detyre të drejtorit të një shkolle fillore në këtë komunë. Ai edhe për dy herë me radhë i ka zgjatur mandatit drejtorit që nuk i plotësonte kushtet.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ditë më parë ka njoftuar se do të dorëzojë iniciativë në Prokurorinë Themelore Publike Strugë për ndjekje penale të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, i cili po ashtu kishte emëruar drejtor të një shkolle në kundërstim me ligjin, pasi që kandidatja nuk kishte arsim të lartë dhe përvojë pune.(INA)