Pas një viti të suksesshëm, Dua e nis janarin me pushime luksoze në Xhamajka (Foto)

Këngëtarja Dua Lipa sukseset gjatë vitit 2017 i pati të shumta.

Ajo nxori në treg disa këngë të njohura, si dhe u bë pjesë e top listave ndërkombëtare duke u renditur gjithnjë në vendet e para, shkruan Telegrafi.

Mund të thuhet pa dyshim se 2017-a ishte viti i saj!

E pas një pune të palodhur të bërë përgjatë një viti me radhë, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka vendosur t’i japë vetes disa ditë pushimi.

Ajo ka shkuar së bashku me shoqërinë e saj në Xhamjka, ku është duke shijuar klimën e ngrohtë dhe plazhin ekzotik që të ofron ky vend i largët.

Në imazhet që Dua ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, ajo shfaqet duke kaluar çaste të ëmbla nën shoqërinë e miqve të saj, teksa kanë shijuar ujin e pastër dhe shëtitjet në natyrë.

Duket se vitin 2018, Lipa ka vendosur ta nisë e relaksuar, për të vazhduar më pas me vrullin e koncerteve dhe projekteve të reja që pret t’i realizojë këtë vit. /Telegrafi/