Pas njoftimit për largim nga Klopp, Guardiola: Do të fle më mirë, ai është rivali im më i madh

INA
INA

27/01/2024

Pep Guardiola thotë se do të “flejë më mirë” tani, pasi Jurgen Klopp ka njoftuar për largim nga Liverpooli – derisa ka lënë të kuptohet se ai mund të vazhdojë kontratën e tij me Manchester Cityn.

Klopp njoftoi të premten se do të largohet nga “Anfield” në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.

Liverpool e ka vendosur veten si konkurrent kryesor i Man Cityt gjatë kohës së gjermanit në Angli dhe Guardiola pranoi se do të jetë i më i qetë – teksa Kloppin e cilësoi si rivalin e tij më të madh.

“Do të fle më mirë”, tha ai, pas fitores 1-0 të Cityt ndaj Tottenhamit të premten.

“Ditët para se të luaja kundër Liverpoolit ishin pothuajse një makth. Sigurisht që ai do të mungojë. Unë u trondita, si të gjithë, nga lajmet. Ndjeva se një pjesë e Man City do të humbiste. Ne nuk mund ta përcaktojmë periudhën tonë këtu së bashku pa të dhe Liverpoolin; është e pamundur. Ata kanë qenë rivali ynë më i madh dhe personalisht ai ka qenë rivali im më i madh që kur ai ishte në [Borussia] Dortmund dhe unë në Bayern [Munich]”, shtoi spanjolli, raporton “ESPN”.

“Unë mendoj se Premierligës do t’i mungojë karizma e tij, personaliteti dhe mënyra se si luajnë ekipet e tij. I uroj atij gjithë të mirat”, vazhdoi ish-trajneri i Barcelonës.

Duke folur të premten pas njoftimit për largim, Klopp tha se i kishte mbaruar energjia e nevojshme për të vazhduar si trajner i Liverpoolit.

Guardiola, megjithatë, tha se pas më shumë se shtatë vitesh në “Etihad Stadium”, ai ende nuk e ka përjashtuar mundësinë e vazhdimit të kontratës së tij, e cila do të përfundojë në verën e vitit 2025.

Ai tha se beson se do të takohet përsëri me Kloppin në fushë, pavarësisht se Klopp tha se karriera e tij si trajner mund të ketë mbaruar.

“Ndoshta është një mendim që ai nuk do ta pranojë, por do të kthehet. E di. Ndoshta pas 10 vitesh, ai mund të ketë nevojë të rimbush energjinë e tij. Me personalitetin dhe energjinë e tij, ai do të kthehet. Kombëtarja, ekipet e tjera, nuk e di, por futbolli ka nevojë për personalitete si ai”, tha trajneri i “Qytetarëve”.

“Jam mirë. Unë dua ta bëj edhe një vit tjetër, dhe ndoshta të zgjasë [kontratën]. Jam mirë. Unë ende përpiqem t’ia dal”, deklaroi Guardiola. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

real

Real Madridi do të apelojë kartonin e kuq ndaj Bellinghamit

Pep Guardiola

“I jashtëzakonshëm” – Guardiola tregon lojtarin e Man United të cilin do të donte ta kishte në ekip

xherdan shaqiri

Shaqiri e nis për mrekulli sezonin e ri me Chicagon, momenti kur shënoi nga penalltia

seria-a

Yjet e Serie A që mund të largohen në verë shkaku i ofertave të mëdha

messi inter miami

Messi dhe Suarez dhurojnë spektakël me nga dy gola, Inter Miami me pesë yje përballë Orlandos

luis enrique enrike

Tjetër zëvendësim për Mbappe, Luis Enrique: Mësohuni!

INFO

NA NDIQ