Pas pezullimit të grafës etnike, Lloga dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese edhe dhjetë nisma të tjera

INA
INA

13 Korrik, 2023

Me qëllim që të garantohet kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e akteve në vend dhe për të gjitha të vlejnë afatet kushtetuese për publikim në Gazetën Zyrtare, Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese 10 nisma në emër të Ministrisë së Drejtësisë dhe 10 në emrin e tij personal si qytetar, për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së akteve të botuara në Gazetën Zyrtare në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, përcjell Top24.

“Tani radhën e kanë gjyqtarët e respektuar të Gjykatës Kushtetuese, nga të cilët presim që të prononcohen për nismat me të njëjtin efikasitet, shpejtësi dhe përpikshmëri si në Udhëzimin për Librat Amë në seancën e kaluar të hapur.

Në iniciativat potencohet se në periudhën e kaluar është bërë publikimi i disa akteve për të cilat ka obligim kushtetues të publikohen në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, të cilat janë publikuar në kundërshtim me nenin 52, pra nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikim të akteve.

Nga Gjykata Kushtetuese kërkohet gjithashtu që sipas detyrës zyrtare të shqyrtojë kushtetutshmërinë e akteve për të cilat nuk është respektuar afati kushtetues prej shtatë ditësh për publikimin e tyre”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Top24.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Screenshot_2023-09-27-15-07-03-211-edit_com.android.chrome

Elshani: Nuk kishim qëllim me i vra 30 vetë, por ta lironim vendin prej grupeve të organizuara kriminale

Ministria-Arsimit

MASH për librat: Këtë vit janë siguruar dhe shpërndarë 1.4 milionë tekste shkollore

A9BAC27E-3B67-499A-BE55-F44D89B500B6

Kodi Penal, ulet dënimi për abuzim seksual me fëmijët

shaip-kamberi

Shaip Kamberi ka një mesazh për Vuçiqin

88F77E7E-BD4D-4755-8C1A-A70698D2E102

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Llogës për vendosje të grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore

Manastiri Banjskes zvecan

“Serbia e përfshirë kokë e këmbë” – Çka ndodhi tre ditë pas sulmit terrorist në Veri të Kosovës

gjimnazi Tetov-780x470

Komuna e Tetovës akuzon MASH-in: Mijëra nxënës ende nuk kanë libra

mickoski

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret seriozisht me hulumtimin e krimeve në vend

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

INFO

NA NDIQ