Pas problemeve shëndetësore, Gjon Karrica largohet përfundimisht nga Big Brother VIP Kosova

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/01/2023

Këngëtari Gjon Karrica i cili u bë i famshëm edhe me pjesëmarrjen e tij në Big Brother VIP Kosova së fundmi u përball me disa shqetësime shëndetësore.

Ai u detyrua të linte papritur shtëpinë famshme për të marrë trajtim mjekësor dhe ndonëse gjendja e tij shëndetësore tani është stabile ai do ta ketë të pamundur të vazhdoj rrugëtimin e tij në BBVK.

Kështu u bë e ditur sonte (e premte) gjatë ‘Prime’ ku u tha se Gjoni është me shëndet të mirë megjithatë rregullat e formatit nuk e lejojnë që të rikthehet përsëri në BB VIP Kosova.

“Gjoni pas shqetësimit që ka patur është në gjendje të mirë shëndetësore dhe në disponim, për shkak të ftohjes më të thellë që ka ai duhet të vazhdojë të jetë në trajtimin mjekësor. Gjoni nuk do të mund të vazhdojë garën, pasi edhe rregullat e formatit janë nëse një banorë është në trajtimin mjekësor mbi 48 orë jashtë shtëpisë nuk do të mund të vazhdojë më garën”, u tha gjatë spektaklit.

Kujtojmë që Gjoni i njohur ndryshe edhe si Lugati qëndroi në shtëpinë e famshëm mbi 40 ditë duke sjellur pozitivitet dhe debate me banorët.

Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova, Gjoni u befasua nga bashkëshortja dhe djali i tij ku edhe mori lajmin që do të bëhet baba për herë të dytë

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sara bardhi

Sara dhe Bardhi, prindër së shpejti?

jasir asani luizi

Luizi dhe voglushi kanë një porosi për Jasir Asanin (video)

vesa romeo

Reagon ashpër Vesa Smolica: S’keni bo*e si unë për t’u përballur!   

Screenshot_2024-04-18-16-32-18-994_com.facebook.katana-edit

“Është e favorizuar”, Spartak Ngjela komenton Heidi Bacin

Screenshot_2024-04-18-15-12-06-591_com.android.chrome-edit

Ja kush do të jetë fituesi i BBV3 sipas Neda Ballukut: Në fillim mendoja Heidin, por…

-640-0-screenshot-1-1713437763

“Ai të ndan ty nga Romeo”/ Egla Ceno ia thotë “troç” Heidit për banorin e “BBVIP”: Ty të do, Romeon nuk e honeps…

soni

U arrestua nga policia zviceriane, reagon Soni Malaj

Screenshot_2024-04-18-10-35-56-803_com.android.chrome-edit

“E kisha kap prej flokësh po të isha jashtë”/ Për kë e ka Liami?

meriton mjekiqi

‘Jua q*fsha familjen’! Meritoni shpërthen ndaj banorëve!

INFO

NA NDIQ