Pas rinovimit, sot hapet Qendra Kirurgjike Urgjente në Shkup

Qendra Kirurgjike Urgjente e rinovuar në kuadër të IPSH “KU TOARKIQE” në Shkup do të hapet sot.

Siç qëndron në kumtesën e Klinikës, bëhet fjalë për rikonstruim të plotë të 400 metra katrorë të Qendrës Kirurgjike Urgjente edhe atë dhoma e pranimit, dhoma e rianimacionit, dhoma për triazhë, salla e operacioneve, dhoma aseptike, hapësirat ndihmëse dhe nyjet sanitare për çka janë ndarë tetë milionë denarë mjete të buxhetit dhe mjete nga donacionet.

Prej atje bëjnë të ditur se paratë janë shfrytëzuar si për rinovim komplet, ashtu edhe për furnizim të inventarit dhe pajisjes mjekësore.

Paraprakisht ishte bërë rikonstruim i Klinikës së Ortopedisë, shtohet në kumtesë.