Pas takimit të Vuçiqit dhe Kovaçevskit në Samitin e Athinës na dolën dy postime ne Facebook dhe Instagram

INA
INA

22 Gusht, 2023

Izet Mexhiti

Pas takimit të Vuçiqit dhe Kovaçevskit në Samitin e Athinës na dolën dy postime ne Facebook dhe Instagram.

Kovaçevski tha se Vuçiqi e ka bindur Kovaçevskin, që nëse ka ndonjë element që e fyen Maqedoninë, ai do të kërkoj falje. Shumë tipike për fjalorin politik të Vuçiqit, domethënë ai gjithçka e vë në peshoren e vet, se a duhet a nuk duhet kërkuar falje “nëse dikush nga Serbia e ka ofenduar Maqedonine”. A do të thotë kjo, se këtë ndoshta e bën, pasi të shkoj në Beograd.

Ndërkaq, në postimin e Vuçiqit, ai Maqedoninë përveç që e llogaritë si vend miqësor, shkon edhe me tutje duke e cilësuar si vend vëllazëror! Kjo dëshmon atë që Vuçiqi sa herë që ka presione për t’i vendosur sanksione Rusisë, luan në kartën e “botës serbe” duke e involvuar në këtë botë edhe Maqedoninë e Veriut.

Vuçiqi mund të mendoj çka të don, por Kovaçevski si kryeministër i një Maqedonie multietnike dhe aktualisht me probleme të hapura me BE-në, për mosndryshimet kushtetuese, e që 3 vite me radhë e bindnin opinionin se i kanë siguruar 80 vota për ndryshimet kushtetuese, thjeshtë është një luks dhe aventurë politike e dëmshme për Maqedoninë e Veriut. Në momentin kur ka paralajmërime serioze nga ndërkombëtarët se Serbisë mund t’i vihen sanksione nëse nuk vendos ajo sanksionet ndaj Rusisë, të takohesh dhe të thuash që gjithçka “shkëlqen” në raportet Serbi – Maqedoni e Veriut, kam frikë se kjo mund të reflektoj negativisht edhe në aspektin ndërkombëtar edhe vendor!

Me këtë takim të Kovaçevskit dhe Vuçiqit, në vend që të jepen mesazhe paqësore, ata e bën të kundërtën! Kovaçevski e dëshmoi nënshtrimin tij ndaj Serbisë, e tjetri e inkuadroi edhe Maqedoninë në “botën serbe”. Kjo, padyshim që Maqedoninë e Veriut e largon nga fqinjët e tjerë e sidomos nga Bullgaria, Kosova dhe BE-ja!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

qumsht-qumesht

Nuk ka qumësht me aflatoksinë nëpër markete, reagon AUV në Maqedoninë e Veriut

Onkologija Onkologjia shkup

Miratohet përbërja e Komisionit Anketues në Kuvend për skandalin në onkologji

orhan murtezani

Murtezani: Pse Krenar Lloga dhe Aleanca vazhdojnë të qëndrojnë si dekor në Qeveri?

nxenesit idrizove shkolla

S’ka zgjidhje për nxënësit shqiptarë të Idrizovës, Stefkovski nuk lëshon pe

driton kuci jusuf zejneli

Rektori i UT-së, Jusuf Zejneli e priti në takim ambasadorin e RMV-së në Norvegji, Driton Kuçi – Shqip

vmro

VMRO-DPMNE: Në Maqedoni shitet qumësht ”kancerogjen”?!

fadil zendeli

Opozita shqiptare kërkon vend në KSHZ/Zendeli: Taravari blen kohë, tërheqë vëmendjen nga dështimet në qeverisje

derivate nafta dizeli benzin

Bie çmimi i benzinës në Maqedoni

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi: Do të prodhojmë rrymë elektrike dhe për rajonin

INFO

NA NDIQ