Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari komentoi sot takimin në Qeverinë e Kosovës mes tij dhe krerëve të LEN, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet e reja dhe bashkëpunimi i mundshëm për këto zgjedhje.
“Nuk është kryer puna. Kur të kemi një vendim definitiv, patjetër që do të deklarohemi”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit qëndor të ASH-së, Ziadin Sela, pohoi për TV21 se Taravari nuk është koordinuar me të për takimin që e zhvilloi mbrëmë në Prishtinë.
“Për çdo detaj tjetër drejtohuni te kryetari”, theksoi Sela. Por të kundërtën e thotë anëtari i Kuvendit Qendror, ministri Fatmir Mexhiti.
“Normal se jam në koordinim të përditshëm me kryetarin e partisë. Ne nuk i fshehim ato. Disa herë kryetari i partisë është takuar edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti edhe me përfaqësuesit e opozitës që tash quhen LEN. Këtë e bëjmë me qëllim për një të ardhme më të mirë për Europë”, pohoi Fatmir Mexhiti nga ASH./TV21