Për të hënën, më 24 mars, në orën 18:59, është paralajmëruar një marsh protestues në sheshin “Maqedonia” në Shkup, ku qytetarët do të kërkojnë përgjegjësi dhe siguri, jo vetëm për tragjedinë në Koçan, por edhe për të gjitha rastet e viteve të fundit që kanë marrë jetë njerëzish, raporton portali 360 gradë.
Siç thuhet, marshi do të mbahet nën sloganin “Mjaft ishim ne, tani është radha e sistemit”, dhe është organizuar nga lëvizja qytetare “Kush është tjetri”, e cila u formua pas vdekjes së Frosina Kulakovës, një e re që humbi jetën në një aksident trafiku më 29 janar të këtij viti.
Kjo lëvizje ka organizuar disa protesta për drejtësi për Frosinën dhe ka iniciuar edhe tubimin masiv në Shkup më 18 mars, ku u nderuan 59 viktimat e zjarrit në diskotekën “Pulse” në Koçan.
“Deri të dielën do të heshtim. Por nga e hëna, heshtja mbaron. Nga e hëna, shihemi në rrugë – të zëshëm, të vendosur dhe të bashkuar. Që të mos ketë harresë dhe të mos humbasin më jetë për shkak të pasigurisë dhe papërgjegjësisë!”, thuhet në njoftimin e lëvizjes “Kush është i radhës” për protestën e së hënës./360 gradë