Pas tri javëve sërish kufizime në furnizimin me ujë në Tetovë, defekt njëjtë si në shkurt

Pas tri javëve Tetova sërish po përballet me mungesë të ujit për pije pasi megjithatë u shfaq problemi i njëjtë me ndërprerjen e tubacionit të ujësjellësit në vendin Leshnicë më 23 shkurt. Bëhet fjalë për tubacion me një madhësi prej Fi-500 në vendin Leshnicë, që është pjesë e sistemit të ri të ujësjellësit që sjell ujë nga lumenjtë malorë.

“Si rezultat i tërmetit kemi rrëshqitje të tokës në vijën në Leshnicë, ku kemi defekt të tubacionit kryesor të Fi-500. Momentalisht uji në rezervuarët e qytetit është ulur në mënyrë drastike në një vlerë të mesme prej 150 litra ujë në sekondë. Për zbutjen e gjendjes, ndërmarrja komunale publike Tetovë i lëshoi dhe i aktivizoi edhe katër puset në qytet”, informojnë nga NKP Tetovë.

Sërish vendosen kufizime në kohëzgjatje të përgjithshme prej orës 11 e 30 në një ditë.

“Me qëllim që të sigurohet shërbim i barabartë me ujin për pije në të gjitha pjesët kritike të qytetit, prej sot, e martë, do të fillojë kufizimi i ujit për pije nga ora 08.00 deri në 11.30, nga ora 15.00 deri 18.00 dhe pas mesnate nga 00.00 deri në 05.00. Ky kufizim do të zgjasë deri në sanimin e defektit të vijës kryesore të ujësjellësit në Leshnicë”, informojnë nga NKP Tetovë.

Pas defektit më 23 shkurt u nevojiten nëntë ditë punë për vendosjen e tubacionit të ri dhe normalizimit të furnizimit me ujë.