Ndryshime të mëdha po ndodhin në kastin e ‘The voice Australia’ ku këngëtari Guy Sebastian mbetet gjyqtari i vetëm që rikthehet në spektakël, ndërsa Jessica Mauboy dhe Jason Derulo janë në turne dhe Rita Ora është pjesë e spektaklit “The Masked Singer America”.
Në këto kushte ‘Channel Seven’ në Australi është në kërkim të yjeve të rinj për të plotësuar vendet e tyre në ‘The Voice Australia’ këtë vit. Xhirimet për edicionin e ri të ‘The Voice Australia’ nisin në mars, gjatë së cilit as Jason dhe as Rita nuk janë planifikuar të jenë në karriget e anëtarëve të jurisë. Ndërkohë, Jessica do të qëndrojë në Australi për të filluar turneun e saj “Yours Forever” në mars kur nis puna për spektaklin “The Voice”.
Disa emra të mundshëm të yjeve të muzikës janë radhitur për të marrë vendin e tyre në serinë e rrjetit Seven, duke përfshirë Adam Lambertin, i cili do të jetë në vend gjatë xhirimeve. Këngëtarja dhe aktorja amerikane LeAnn Rimes është gjithashtu në listë, po ashtu, është përfolur se Kate Miller-Heidke do të zëvendësojë Jessican, megjithëse asnjë nga këto emra nuk është konfirmuar ende.