Pas vendimit për USHKM-në, edhe institutet shkencore publike kërkojnë rritje të rrogave

INA
INA

28/02/2024

Pas rritjes për 22 për qind të pagave në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, kanë reaguar nga Sindikata e Pavarur e Instituteve Publike, të cilin e përshëndesin, por kërkojnë që rritje të rrogave të ketë edhe në institutet shkencore publike kërkojnë, përcjell TV21. Nga kjo Sindikatë, përmes një kumtese kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës sa më parë ta nënshkruajë marrëveshjen e re kolektive për punonjësit e instituteve shkencore publike.

“Ne, në cilësinë e sindikatës së të punësuarve të shtatë instituteve shkencore publike me interes nacional që realizojnë edhe programe studimore të ciklit të dytë dhe të tretë (IPSH- Instituti i Historisë Nacionale, IPSH- Instituti i Gjuhës Maqedonase “Kërste Misirkov”- Shkup, IPSH-Instituti i Letërsisë Maqedonase, IPSH- Instituti i Kulturës së Vjetër Sllave, IPSH – Instituti i Folklorit “Marko Cepenkov”, IPSH- Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve -Shkup dhe IPSH- Enti Hidrobiologjik) i bëjnë thirrje Ministrit të Arsimit dhe Shkencës si dhe Qeverisë së RMV-së, ta ndjekin këtë praktikë pozitive dhe të ndalojnë së injoruari kërkesat e punonjësve tanë. Kërkojmë që përfundimisht të pranohet kërkesa për takim në të cilin do të bisedohej për avancimin e të drejtave të punonjësve në institutet shkencore publike, të cilët në kushte të krizës ekonomike dhe të inflacionit dyshifror, janë sjellë të teh të ekzistencës. Injorimi nga ana e ministrisë paraqet mospërfillje të obligimit për nënshkrimin e Marrëveshjes me të cilën do të harmonizohej rritja e shpenzimeve jetësore gjë që ka sjellë në një situatë kur sot një asistent – doktorant të marrë pagë shumë më të ulët se sa paga mesatare, ndërsa një pjesë e kuadrit administrativ të marrë pagë më të ulët se ajo minimale e përcaktuar me ligj. Kjo qasje kundrejt punonjësve shkencorë dhe punëtorëve administrativë të instituteve shkencore publike me interes nacional, është skajshmërisht diskriminuese dhe e pa imagjinueshme për një shtet i cili pretendon të bëhet pjesë e shoqërisë europiane”, thuhet mes tjerash nëkumtesë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Screenshot_2024-04-17-23-01-56-446_com.facebook.katana-edit

Mesazhi i Rijad Shaqirit nga Likova: Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal

bujar osmani

Bujar Osmani: Kam më shumë informacione për sulmin në Banjskë, do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

ziadin sela

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

taravarilikove

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Ali Ahmeti fronti

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

IMG_1212

Fatmir Dehari nga Kërçova: Rini, ju jeni mrekullia dhe motivi për të vazhduar para

Screenshot_2024-04-17-20-37-20-617_com.facebook.katana-edit

Fol: Përleshje fizike në BDI-në e Gostivarit, Nevzati i jep shuplakë Valdetit?!

INFO

NA NDIQ