Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 dokumenteve të botës që kanë shënuar përmirësimin, Kurti: 2024 është viti i pasaportës sonë

Picture of INA
INA

23/12/2024

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së Kosovës. Përmes një postimi në “Facebook”, Kurti thotë se pasaporta e Kosovës renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave.

Kurti thekson se tashmë, ajo renditet në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit. Kryeministri shtoi se qytetarët e Kosovës tani lëvizin lirshëm dhe të padiskriminuar. Sipas Kurtit, me arritjet e fundit, liberalizimi i vizave dhe njohja e pasaportës nga disa vende, e afron Kosovën me Europën.

Postimi i plotë:

Viti 2024 është viti i paSaportës sonë.
Ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave, është në mesin e top 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh në dekadën e fundit, dhe me të sot mund të udhëtojmë në 38 vende të botës më shumë sesa në vitin e kaluar.
Qytetarët tanë tashmë lëvizin lirshëm dhe të pa diskriminuar, pa pasur nevojë të presin para dyerve të ambasadave për të marrë vizë për udhëtime afatshkurtra në shumë shtete. Me liberalizim të vizave, me njohje të pasaportës sonë edhe nga shtete mosnjohëse, po e afrojmë Kosovën, me Evropën dhe përtej.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/1139171400909919?ref=embed_post

TË FUNDIT

Tërmet i fortë në Turqi

Së paku 66 viktima nga zj’arri në një hotel në Turqi, MPJ RMV: Nuk ka informacione për shtetas të Maqedonisë

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Ahmeti nga Çashka: ky shtet është edhe i shqiptarëve, por jo i atyre që duan të jenë të nënshtruar

Kasami: Nuk jam takuar me Ali Ahmetin!

Përplasja e ashpër mes Qokut dhe Apasievit në Kuvend

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË