Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

ina-online
ina-online

27/02/2024

Transportuesit të cilët kryejnë transport të mallrave dhe nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve kanë certifikatë për shofer profesionistë mund të nxjerin pasaportë me prioritet dhe me çmim të rregullt.

Qeveria në seancë sot pasdite e miratoi informacionin e Ministrisë, i cili, në fakt është nismë e shoqatës së transportuesve të cilët në takim me ministrin Bllagoj Boçvarski të premten në Shtip kërkuan që të përshpejtohet procesi i marrjes së pasaportave për anëtarët e tyre.

Превозниците кои вршат патнички товарен транспорт и од Министерството за транспорт и врски имаат сертификат за професионален возач може да извадат патна исправа приоритетно и по редовна цена.

Ministri Boçvarski në deklaratë për MIA-n njoftoi se Qeveria në mbledhje e ka angazhuar Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila tashmë nesër nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta marrë listën e shoferëve me certifikata të cilët nuk kanë pasaportë. Shoqatat e Transportuesve, tha Boçvarski, te ata kanë dorëzuar listë me 120 shoferë – një pjesë e tyre tashmë janë në procedurë për dhënien e pasaportës, ndërsa një pjesë duhet ta fillojnë procedurën.

“Po gjejmë zgjidhje si Qeveri për dhënie të pasaportave në rrugë të shpejtë me qëllim që t’i ndihmojmë kësaj veprimtarie shumë të rëndësishme për shtetin, duke pasur parasysh se rreth 90 për qind e transportit bëhet me komunikacion rrugor. Nga sektori transportues varet shumë ekonomia e vendit dhe për këtë duam të mundësojmë që transporti të mos pësojë për shkak të situatës të cilën e kemi tani me pasaportat. Sot e hapëm këtë çështje në Qeveri, me kërkesë të shoqatave të transportuesve, biseduam dhe Qeveria e miratoi atë informacion dhe MPB u angazhua që t’i përshpejtojë procedurat për shoferët profesionistë. Pres që për dhjetë ditë të përfundojë procedura nga fillimi deri në dhënien e dokumenteve të shoferëve”, deklaroi Boçvarski dhe theksoi se çmimi do të jetë për procedurë të rregullt që shoferët të mos rëndohen financiarisht që të paguajnë për procedurë urgjente.

Ai theksoi se Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të jetë në kontakt me shoqatat e transportuesve nëse ka nevojë që të plotësohet lista dhe do të koordinohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Në vend ka rreth 16.000 shoferë me certifikatë për shofer profesionistë të dhënë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

bujar osmani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Osmani: Dje paralajmërova, t’i themi stop fushatës së zezë dhe luftës hibride

IMG_1055

Mexhiti në Kumanovë: Na duhen njerëz që punojnë, e jo që flasin dhe zhvasin

IMG_1054

Taravari: Fitorja jonë vjen për shkak të bashkimit, nuk ka alternativë tjetër përveç ndryshimit

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

INFO

NA NDIQ