Pasaportat shqiptare me risi

ina-online
ina-online

02/08/2023

Duke nisur nga 1 gushti kartat e identitetit (ID) dhe pasaportat biometrike të shqiptarëve do të prodhohen nga kompania e re shtetërore “IdentiTek”.

Shteti ka mbyllur kështu bashkëpunimin me kompaninë ALEAT, që prodhonte dokumentet deri më tani pasi kontrata përfundoi më 31 korrik.

Të dhënat janë bërë zyrtare nga Ministria e Brendshme pak ditë më parë, ndërkohë mësohet se bëhet fjalë edhe për mekanizmin se si do të operojë kompania shtetërore, drejtuesen e së cilës e kanë sjellë nga Gjermania për të qenë në krye të kësaj pune.

Mësohet se me ndërrimin e dy kompanive, të paktën për momentin nuk do të ketë ndryshime të çmimeve për t’u pajisur me një ID të re apo me një pasaporte biometrike. Për një pasaportë me një afat standard prodhimi 15-ditor duhet të paguajnë 7.500 lekë, ndërsa në një afat të përshpejtuar në vetëm 2 apo 3 ditë duhet të paguajnë 18.000 lekë, derisa për prodhimin e kartës së identitetit duhen 1.500 lekë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

edita

Ndodh historia në SHBA, shqiptarja Edit Shkreli betohet si gjyqtare në Nju Jork

aksident

Dy shqiptarë në mesin e tri viktimave në aksidentin në Venecia

abrib

Zvicër/Vjedhën gjashtë tonelata abrib – denoncohen dy kosovarë

gjermani

Mbetet mister vrasja e shqiptarit në Gjermani

shqiptari nga italia

Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

Gjermani euro

Një nënë nga Ballkani tregon se si kursen 800 euro në muaj në Gjermani

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

INFO

NA NDIQ