Pasi i dorëzoi pasaportat, Labi vendos të mos i pres flokët dhe mjekrën deri të liberalizohen vizat

0

Labinot Tahiri pas dorëzimin e pasaportave, ka marrë edhe një vendim, si shenjë e solidarizimit me qytetarët me rastin e vizave.
Labinot Tahiri ka postuar një fotografi në rrjete sociale, përmes së cilës ka bërë të ditur që nuk do i pres flokët dhe mjekrën deri të liberalizohen vizat, shkruan lajmi.net.

“Me mjekërr dhe flokë të gjata, sado që rriten, deri në liberalizim”, ka shkruar Labi.

Kujtojmë që ditë më parë, Labi mori pjesë në protestën e studentëve në Prishtinë, ku dha premtimin që do ta dorëzojë edhe pasaportën e Shqipërisë. /Lajmi.net/