Pasi u largua nga BabaStars, Cozman nxjerr listat e pagesave të grupit

0

Cozman u largua ditën e djeshme nga Babastars dhe mesa duket ka një arsye të fortë pas këtij vendimi.

Ai ka publikuar një deklaratë në Instagram ku shpjegon gjithçka:

“Publik i dashur,

Reagimi im i djeshëm nuk ka qenë momental. Është reagim i akumuluar para shumë kohësh. Unë si Cozman kam bërë shumëçka që grupi jonë, ikonë e hip hop- it shqiptar me bazë në Prishtinë të ecë sa më përpara. Kam kontribuar në formën time si Cozman dhe kam qenë aty për shokët e mi gjithmonë si Ylber.

“Grupi jonë, i regjisturar në firmën, BABA STARS sh.p.k nuk ka qenë grup ku mbi çdo gjë ka qenë biznesi. Ne jemi shokë prej ditës së parë edhe kur unë nuk kam qenë në label. Por, kur shoqëria e sinqertë bie nën hijen e orekseve personale biznesore, atëherë jo vetëm që dëmtohet grupi si label, por edhe shoqëria. Jam krenar për krejt çfarë kemi bërë, por mospajtimet tona ndaj interesave personale kanë bërë që ne të mos jemi më bashkë si label, në fakt ka shumë kohë që nuk funksionojmë si label për shkak të atyre interesave personale të lartpërmendura. “

Teksa thekson se Babastars do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij, reperi ka publikuar një listë me fitimet e secilit prej anëtarëve, ku shihet se pjesa dërrmuese shkon për Getoar Selimin, plot 39.00%. Ndërkohë Ylber Abdullahu, pra Cozman- i 8.00%, Visar Shala (Skivi) 27.00%, Agon Sylejmani (Agon Amiga) 22.00% dhe Asdren Zogaj (Dj Jungle) 4.00%.

“Mbështetësve të BabaStars, se nuk ju them fansa se jemi 1 familje të gjithë- ju kërkoj falje për ngjarjet që kanë ndodhur rreth grupit. Por një gjë dijeni, pavarësisht individëve, fryma e hip hop- it që ne e kemi kultivuar dhe Baba Stars, hip hop- i i vërtetë do të jetë gjallë gjithmonë. BabaStars është tatuazh në zemrën time, jo vetëm në qafë e unë jam shumë krenar për këtë gjë.” përfundon Cozman.