‘Pasivizimi’ sistematik i shqiptarëve në Serbi bëhet temë diskutimi në Parlamentin Evropian

Deputetët e Parlamentit Evropian Viola von Cramon, Tonino Picula, Demetris Papadakis dhe Klemen Grošelj kërkojnë hetim të pavarur dhe të detajuar për ‘pasivizimin’ e adresave të shqiptarëve në Serbi.

Po ashtu, këta deputetë kërkuan amendament në Reportin për Sërbinë, të hartuar nga Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Biličik. Me këtë rast, ata shprehën se janë thellësisht të brengosur dhe shqetësuar nga akuzat për fshirje të adresave të shqiptarëve në mënyrë selektive dhe sistematike në jug të Serbisë dhe iu bënë thirrje autoriteteve serbe të ndërprejnë të gjitha politikat diskriminuese dhe shënjestrimin.