Pasuria “mollë sherri” mes Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj! Prapaskenat e divorcit pas konflitit dy vjeçar të çiftit

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2024

Teksa aktori i humorit Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj kanë ndarë rrugët e jetës, e po procedojnë ligjërisht për ndarjen e tyre, detaje të reja zbardhen mbi këtë diskutim tashmë jo vetëm të çiftit por dhe publik.

Fillimisht çifti ka tentuar t’i japin fund jetës martësore me marrëveshje, pa qenë nevoja për beteja ligjore, por në momente të fundit Bes Kallaku i ka kërkuar këngëtares të heqë dorë nga pasuria, gjë që nuk është pranuar prej saj.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se pas kësaj mosdakordësie, këngëtarja i është drejtuar gjykatës me një padi për divorc, e po kështu më pas dhe aktori.

Por gjykata ua ka kthyer të dyve padinë për arsye proceduriale.

Dyshja e ka ridorëzuar padinë, të plotësuar sipas kërkesave dhe procedurave, e po presin caktimin e datës së seancës gjyqësore.

Mësohet se të dyja këto padi për divorc do të bashkohen tek e njëjta gjyqtare, dhe do të caktohet një datë për të zhvilluar seancën, ku palët do të ngrenë pretendimet e tyre për pasurinë dhe të tjera detaje që rrjedhin pas ndarjes. Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por, gjithashtu, kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se gjyqtarja e çështjes Adelajda Gjuzi nuk ka caktuar ende datën e procesit të divorcit mes çiftit të njohur, pasi e ktheu padinë pas për plotësime shtesë sepse nuk ishte e firmosur.

Në emisionin “Shqipëria Live” u komentua marrëdhënia e krisur mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Bakaj, i cili u shpreh se problemet mes çiftit të njohur kanë nisur dy vite më parë. Sipas Bakajt, prej një viti aktori dhe këngëtari nuk jetojnë më bashkë. Për sa i përket kërkesës së gjykatës, ai zbuloi më tepër detaje. Padia është kthyer mbrapsht sepse mungonin firmat. Kërkesa është bërë nga Xhensila. Bëhet fjalë edhe për një pension ushqimor 150 mijë lekësh, se aq e parashikon ligji.

Problemet e tyre kanë filluar që dy vite më parë, gati një vit është tentuar që t’i rregullojnë marrëdhëniet, por prej një viti nuk janë më bashkë…

Që pas lajmit që i kanë dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë sulmuar herë pas here njëri-tjetrin nëpërmjet këngëve të tyre apo dhe postimeve në rrjetet s ociale. Pak ditë më parë, Besi publikoi këngën e tij të re, një bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj. Teksti i kësaj kënge është shkruar nga vetë ai dhe është komentuar nga Besi si ‘tekst shpirti’ duke nënkuptuar se tregon gjendjen emocionale të tij momentalisht, ku gjatë rreshtave ai shprehet: “Nga mosmirënjohja unë ta ktheva shpinën, a do të mbash mëkatin, apo do bësh viktimën?”

Vetëm kaq është dashur që fansat e tij të aludojnë se kënga e publikuar nga aktori është një dedikim për ndarjen me këngëtaren Xhensila Myrtezaj. Ndërkohë, kjo e fundit mesa duket i ka dërguar një mesazh ishbashkëshortit përmes një postimi në Instagram.

“Gjithmonë mbaj mend, ti je një diamant, askush nuk mund të të thyejë”,- shkruan Xhensila.

TË FUNDIT

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian

ME TE LEXUARA

1
Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare
1
Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së
1
Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit
1
Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën
1
Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

LEXO MË SHUMË

Ibrahimi rreth Ligjit për barazi gjinore: Vendim kundër familjes shqiptare

Izet Zeqiri zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAM-së

Kryetari i Çashkës, Shaqiri: BDI nuk ka humbur, qëndroj pas liderit Ali Ahmetit

Reagimi qesharak i nënës së Yllit për këngën me Ritën

Kiara nuk ia fal tradhtinë Luizit

City – Liverpool, derbi i madh evropian