Takimi pa protokoll i presidentes Gordana Siljanovska –Davkova më homologun bullgar Rumen Radev ka nxitur debate dhe akuza mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Sipas LSDM-së, vizita e djeshme është një debakël diplomatik që e vendosi vendin në një pozitë nënçmuese dhe turpëruese si kurrë më parë në skenën politike ndërkombëtare.
Kreu i kësaj partie, Vneko Filipçe, përmes një statusi në rrejtet sociale shkruan se skandali merr përmasa edhe më të mëdha kur shihet se ministri i jashtëm Timço Mucunski, qëndroi dëshmitar i hështur i këtij akti të pahijshëm ku presidentja e një shteti fotografohet pa falmurin e vendit që përfaqëson.
“Derisa në shtëpi paraqiten si patriotë të mëdhenj, fjalë për fjalë në takimin e parë në Sofje pozuan me krenari para flamurit bullgar, por jo para flamurit maqedonas. As në takimin e Dafkovës me Radevin, as në takimin e ministrave të Mickoskit me kolegët ministra nga Bullgaria nuk ka pasur flamur shtetëror. Dënoj ashpër këtë poshtërim të shtetit dhe simboleve shtetërore. Nuk dëgjuam asnjë fjalë nëse dhe si Dafkova kërkoi avancim të negociatave, ndryshim të kornizës së negociatave dhe gjithçka që premtohet”, theksoi Filipçe.
VMRO-DPMNE iu përgjigj akuzave të socialdemokratëve.
“Do t’i kujtojmë se çfarë kanë bërë bashkë me miqtë e tyre Bujarin dhe Artanin për interesat kombëtare të shtetit. Me Marrëveshjen e Prespës shkatërruan identitetin maqedonas, dhe me marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, vetë e sollën vendin në një gjendje vartëse, e cila është e barabartë me tradhti të lartë, duke lejuar dhe pranuar që duhet ta ndryshojmë sërish, d.m.th. të riformulojmë identitetin tonë dhe të gjithë përcaktuesit e tij. SDS ishte turp për vendin dhe me gafat e saj ndërkombëtare dhe përfaqësimin jo dinjitoz, e solli vendin në një nivel ku ata qeshnin se ku do të arrinin dhe kush do të arrinte”, theksuan nga VMRO në pushtet.
Ky ishte takimi I parë Davkovës dhe Radevit, i cili u zhvillua në zyrën e presidentit bullgar dhe pas të cilit nuk u organizua asnjë konferencë për media.
Vizita e djeshme e Siljanovska-Davkovës në Sofje ishte joformale me rastin e pjesëmarrjes së Operës dhe Baletit Nacional (OBN) në Operën dhe Baletin e Sofjes. Në delegacionin e Maqedonisë së bashku me presidenten ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mutsunski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov. (INA)