Patriotizmi ‘orospia’ më e madhe e Kombit!

0

Nëse dikush i ka marrë në qafë njerëzit e kësaj bote është patriotizmi. Mashtruesi më i madh i gjithë mashtrimeve je ti Patriotizëm!, sa familje i ke marrë në qafë, sa njerëz për shkak teje janë burgosur e vrarë, sa e sa fëmijë ke lënë pa prindër, sa gra të veja ke lënê, aq sa s’mund t’i numërojmë; në anën tjetër, sa shumë njerëz me karaktere dyshe e të pista keni pasuruar. Ty çdo herê e përherë të kanë dashur e përkrahur më të poshtërit e më të pasinqertit e kombit, ata më të ligjtë që në emër të heronjve e dëshmorëve kanë përfituar vet. Ti Patriotizëm je orospia më e madhe e kombit, je fati zi e i pabegatë për të dashuruarit, sa dinak e djallëzor, s’ekziston germë, tingull e shkronjë të ta përshkruajnë shtatëfytyrësinë tog në një, je llomi më i madh kombëtar. Çfarë të mire i ke dhënë popullit e atdhetarëve?, asgjë, përveç kokëfortësisê inatçore të mbrapshtê e të prapshtë.
Prandaj, shporru, ti Patriotizëm orospi, kurvare, tradhtare e kombit, gjuhës e kulturës sonë, ty, që na ke ç’deruar, poshtëruar e ofenduar qenien tonë!
Ty, që nëpërkëmbe luftërat shekullore, dëshmorët, invalidët e luftës, ty që kurrorëzimin tënd dashuror politik e bëre jo me popullin, por me interesat tuaja personale, ty që për shkak të mosbesimit, na ke bërë e detyruar tët’ urrejmë e ta nxjerrim prej përdorimit fjalën Patriot e Patriotizëm. Ti je turpi më i madh kombëtar.
Ku mbeti krenaria juaj çlirimtare, ç’u bënë ato lavdet tuaja politike mashtruese, ç’u bë me bashkimin kombëtar, me flamurin, me rininë, me arsimin e shkencën, me largimin e popullatës nga trojet shqiptare, ç’u bë me popullin e ngratë e të varfër. A ende keni fytyrë të dilni para e të na tregoni patriotizëm, a s’ju vjen turp?! Me se do arsyetoni për t’ju shpallur Patriotë, a s’është mjaft për ju, a s’u ngopët më me të gjithat të mirat, prandaj shporruni sa më shpejt nga skena politike, të pa durueshëm jeni bërë, alergjik, nevrik të gërditur jeni ndaj popullit shqiptar, s’ju durojnë e s’mund t’ju shohin më, keni humbur besimin, prandaj shporruni sa më shpejt, mos e ktheni kokën pas, po ikni të turpëruar, merrni me vete dhe hijen tuaj zvarrë si gjënë e ndyrë, si thotë Azem Shkreli, ikni e kurrë mos u kthefshi!