“Pavarësi nga SHBA-ja”, Weber: Macron s’mund të ndikojë as në politikën e BE-së në Ballkanin Perëndimor

Picture of designer@fetishimedia.ch

13/04/2023

Rusia dhe Kina janë dy prej fuqive botërore dhe kundërshtareve kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Washingtoni tashmë gjendet në mes të përpjekjeve të Rusisë që po përpiqet t’ia rrëmbejë territorin ose ta zhbëjë krejt Ukrainën dhe apetiteve të rritura të Pekinit kundrejt Tajvanit. Në gjithë këtë situatë, një deklaratë e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, e bërë pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping, se “Evropa duhet të rezistojë ndaj presionit për t’u bërë ndjekëse e Amerikës”, ka nxitur mjaft reagime.

Por a ka mundësi që lëvizje të tilla të qëndrimeve nga hisedarë që janë të përfshirë në procese politike në Ballkan të ndryshojnë dhe ndikojnë në çështje konkrete, si negociatat për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë.

Lidhur me këtë në një përgjigje me shkrim për Gazetën Express ka folur analisti gjerman, Bodo Weber. Ai thotë se nuk beson që qëndrimet e Macronit do të kenë ndonjë ndikim afatgjatë as në politikën e BE-së drejt Kinës apo Ukrainës, e lërë më në politikën e Evropës për Ballkanin Perëndimor.

“Nuk mendoj se deklaratat e Macron do të kenë një ndikim afatgjatë as në politikën e BE-së ndaj Kinës apo Ukrainës, e lëre më në politikën e Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Weber për Express.

Analisti gjerman e ka elaboruar më gjatë këtë qëndrim të Macronit, në pyetjen e Express nëse e sheh një gjë të tillë të ndërlidhur edhe me zhvillimet në Ukrainë.

Ai thekson se deklarimi i Macron për pavarësi të Evropës nga SHBA-ja është një përsëritje e qëndrimit të mëhershëm të presidentit francez kur ka folur për “autonominë strategjike të BE-së”.

Tutje pohon se Macron përmes pikëpamjes së tij për një politikë evropiane më pak konfliktuoze me Kinën, ka distancuar veten e tij nga qasja politike e SHBA-së. Weber potencon se një gjë e tillë i rikujton deklaratën “shkatërrimtare” që Macron kishte bërë kundër NATO-s disa vitë më parë.

“Për mua deklarata e Macronit, në njërën anë është një përsëritje e kërkesës së tij të më hershme për të ashtuquajturën autonomi strategjike të BE-së, dhe në anën tjetër ishte fillimisht e lidhur me pikëpamjet e Macronit për politikën e BE-së për Kinën, duke avokuar për një tjetër qasje politike, më pak konfrontuese, dhe kështu Macron e distancon veten e tij nga qasja politike e SHBA-së.Sigurisht që në sfondin e luftës në Ukrainë dhe varësisë së madhe të Evropës nga SHBA-ja, këto deklarime të Macronit rikujtojnë jashtëzakonisht shumë deklarimet e tij shkatërruese anti-NATO të bërë disa vite më parë”, ka thënë Weber për Express.

Megjithatë thotë se performanca e Macront nga vizita në Kinë nuk e ka rritur kredibilitetin e Presidentit të Francës në avokimin për një ecje të pavarur të BE-së . Ëeber thotë se insistimi i Macronit për dialog siç kishte bërë me Vladimir Putinin para dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, në rastin e Pekinit s’ka pasur rezultate të prekshme.

Eksperti nga DPC thotë se intervista e Macron pas vizitës në Kinë nuk është pritur mirë nga Gjermania për faktin se u pa si një qëndrim shqetësues i shikuar në kontekstin aktual të manovrave ushtarake kineze në Tajvan dhe në sfondin e luftës në Ukrainë.

Deklarimet e presidentit francez, Weber thotë se janë një përsëritje e stilit të dikurshëm të francezit për një udhëheqje të çrregullt.

“Unë nuk shoh një ndryshim thelbësor kursi në anën e BE-së, që rezulton nga deklaratat e Macron. Përkundrazi, ato janë një shprehje e përtërirë e stilit të tij dikur të çrregullt të udhëheqjes. Intervista e Macron nuk u prit mirë në Berlin, por më tepër si një përçarje shqetësuese kur shikohet në kontekstin aktual të manovrave ushtarake kineze në Tajvan dhe në sfondin e luftës në Ukrainë”, ka përfunduar Weber për Gazetën Express.

Franca bashkë me Gjermaninë si dy prej shteteve kryesore anëtarë të BE-së janë të përfshira direkt në Ballkanin Perëndimor. Veçanërisht në Kosovë këto dy shtete bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera të NATO-s kanë luajtur një rol jetik në çlirimin e Kosovës.

Presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron është i përfshirë në mënyrë direkte edhe në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Në fillim ai ishte i përfshirë në një iniciativë bashkë me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, derisa tash përmes këshilltarët tij, bashkë me kancelarin Olaf Scholz kanë krijuar propozimin frako-gjerman, për të cilin Kurti dhe Vuçiq kanë rënë përfundimisht dakord në takimin e Ohrit./GazetaExpress/

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1
Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!
1
John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s
1
Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup
1
BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”