Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

INA
INA

8 Shtator, 2023

Muhamer Pajaziti

Maqedonia e Veriut sot po feston pavarësinë. 32 vite më parë ky shtet shpalli pavarësinë, duke kaluar nga një sistem komunist në atë demokratik.

Që nga kjo periudhë filloi të instalohet demokracia e hajnisë.

Hajnat nën petkun e politikanit, fillimisht i privatizuan fabrikat, më pas i shkatërruan tërësisht, i shitën për skrap, ndërsa punëtorët i lanë rrugëve në mëshirën e fatit.

Pastaj hajnat, të organizuar në parti politike, vazhduan e kapën shtetin, e zhvatën shtetin, vodhën taksat e qytetarëve, u pasuruan…
Si rezultat shkatërruan gjyqësorin, për të mos i ndjekur. Aty instaluan gjykatësit e tyre të varur.

Shkatërruan arsimin, duke eksperimentuar reforma për të nxjerr sa më shumë tender dhe për të vjedhur.

Shumicën e mësuesve, arsimtarëve i varfëruan, ja u morën dinjitetin, i bën argat për fushata politike.

Në shëndetësi nuk e ngulën asnjë gozhdë. Spitalet mbetën ashtu si u ndërtuan në kohën e Titos.

Në anën tjetër hapën spitale private moderne për ta zhvatur popullin e shkretë e të varfër.

Ka edhe shumë, por kaq mjafton për ta përshkruar demokracinë e hajnisë, që filloi të instalohet pas pavarësisë.

Tani s’ka më shpresë se bëhet ky shtet. Rinia po ik dhe do mbetet shkretë. Demokracinë e perëndimit nuk e shijuam ne, u mashtruam ramë për dhe.

Le të festojnë ata që ja panë hajrin këtij organizimi gjoja shtetëror.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

Haris Imamovic

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Muhamer Pajaziti

Këshilli i Sigurimit duhet ta dënoj dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për agresionin në Veri të Kosovës

xhavit haliti

Sulmi terrorist në veri demaskoi Vuçiqin

xhemal ahmeti

Përpjekje për t’i kuptuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës

Xhelal Zejneli

Agresioni i mbështetur nga Beogradi e shndërron dialogun në teatër absurd

INFO

NA NDIQ