PD: Lindita Nikolla, 12 milionë euro shpenzime luksi në vetëm 10 muaj

ina-online
ina-online

11/11/2023

Partia Demokratike denoncoi sërish kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla. Këtë herë jo për shkeljet e të drejtave kushtetuese të ligjvënësve, por për abuzimet me fondet publike.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli tha se Lindita Nikolla ka shpenzuar 12 milionë euro në 10 muaj për shpenzime luksi.

Deklaratë për mediat nga zëdhënësja për Anti-Korrupsionin në PD, Genta Vangjeli:

Në 10 muajt e këtij viti, Lindita Nikolla dhe firma e saj u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 12.8 miliard lekë ose mbi 12 milion euro.

Nëse kjo vlerë e shpenzimeve të Kuvendit, pjesa më e madhe për udhëtime, dieta, pritje e përcjellje, vetëm për 10 muaj të këtij viti, do të konvertohej në pagesa pensioni, 64 mijë pensionistë do të përfitonin 200 euro pension në muaj.

Nikolla ka firmosur për vitin 2023 këto shpenzime:

– Paga për punonjës të miratuar në organikë dhe punonjës me kontratë për kohë të kufizuar: 7.5 miliardë lekë

– Kompensime për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur: 1.6 miliard lekë

– Shpenzime për mbështetje financiare të menjëhershme të punonjësve për zbutjen e impaktit të krizës: 26 milion lekë

– Shpenzime për ekzekutim te vendimeve gjyqësore për largim të padrejtë nga puna: 63 milionë

– Shpenzime për honorare: 47 milion

– Shpenzime për pritje dhe përcjellje: 80 milion lekë

– Udhëtime të brendshme (ku përfshihen kompensime shpenzimesh për deputetë dhe dieta stafi): 520 milionë lekë

– Udhëtime jashtë vendit: 522 milion lekë

– Karburant dhe vaj: 78 milionë lekë

– Të tjera shpenzime operative dhe tendera ku sigurisht nuk mungojnë qokat milionëshe për kompani të lidhura me baxhanakun e Kryeministrit Rama.

Partia Demokratike nuk propozon mospagimin e punonjësve të Kuvendit, por nuk i përligj shpenzimet për arredime zyrash, pritje e përcjellje, udhëtime luksi të kryeparlamentares nëpër botë bashkë me ekipin e saj. Sidomos ne quajmë antiligjore dhe të papranueshme pushimin e padrejtë nga puna të punonjësve të Kuvendit, gjë që pas vendimit të gjykatave u ka kushtuar shqiptarëve 63 milion lekë.

Lindita me shoqe e shokë me sa duket nuk heq dot dorë nga luksi dhe as qokat për të afërmit e shefit.

Ajo duhet ta dijë se institucionet shtetërore që drejton nuk janë në pronësi të saj.

Fondet janë publike jo personale, dhe se ajo është aty për t`i shërbyer shqiptarëve të cilët mundësojnë edhe pagën e saj.

Me sa duket këto janë pagesat që merr zonja Nikolla për krizën ku e ka futur parlamentin duke i shërbyer verbërisht Edi Ramës. Shefi i hedh ndonjë kockë dhe vartësja i plotëson dëshirat.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuvendi shqiperise incident rrahje

Miratohet në pak minuta “Buxheti 2024”, mbyllet seanca mes tymueseve dhe shpërthimeve

edi rama

Rama: Nëse Kosova e pranonte projektin tim për Asociacionin do të kishte rezultat më të mirë

IMG_7012

“Ore lepurush ta heq gurmazin”, “luftë” në Kuvend ende pa nisur seanca, deputetët kërcënojnë gardën (VIDEO)

kuvendi shqiperise incident rrahje

Sot seanca për buxhetin, Garda në gatishmëri për shmangien e kaosit në Kuvend

IMG_7008

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

kuvendi shqiptar kaos zjarr

Sali Berisha përjashtohet nga Kuvendi për 10 ditë bashkë me pesë deputetë të tjerë

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

sali berisha

Berisha: Opozita drejt protestave mbarëpopullore

mirush-kabashi

Arti në Zi! Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

INFO

NA NDIQ