PDE: Nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut bëhet cak i lehtë i skenareve anti-perëndimore!

INA
INA

18 Gusht, 2023

PDE vlerëson se, ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e kornizës negociuese me Bashkimin Evropian, janë çelësi kryesor i cili hap dyert e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Shanset e dhëna nga partnerët ndërkombëtarë nuk duhet të humben, prandaj ju bëjmë thirrje gjithë faktorëve politik që në këto momente historike të dalin jashtë kornizave të sondazheve partiake dhe të mendojnë për të ardhmen e qytetarëve, gjeneratave të reja dhe vendit.

Nëse nuk kalojnë tash ndryshimet kushtetuese, Maqedonia e Veriut bëhet një cak i lehtë për gjithë agjendurat anti-evropiane të cilat kërkojnë të mbajnë shtetin dhe qytetarët të izoluar nga e gjithë bota pro perëndimore dhe proceset demokratike dhe zhvillimore që ofron Bashkimi Evropian.
Imponimi i unifikimit sa më të madh të forcave pro evropiane në vend do jetë mekanizmi i vetëm i cili do t’i kundërvihet politikave që duan të izolojnë vendin dhe të ardhmen evropiane.

Andaj, apelojmë që çdo subjekt politik në vend që është i përfaqësuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut përmes deputetëve të tyre të përkushtohen në debllokimin e këtij procesi dhe nisjen sa më të shpejtë të negociatave për antarësim në Bashkimin Evropian si opsion i vetëm për të ardhmen e shtetit”, thuhet në njoftimin e partisë. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

A9BAC27E-3B67-499A-BE55-F44D89B500B6

Kodi Penal, ulet dënimi për abuzim seksual me fëmijët

88F77E7E-BD4D-4755-8C1A-A70698D2E102

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Llogës për vendosje të grafës etnike në certifikatat e lindjes/vdekjes dhe ato martesore

gjimnazi Tetov-780x470

Komuna e Tetovës akuzon MASH-in: Mijëra nxënës ende nuk kanë libra

mickoski

Mickoski: Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do të merret seriozisht me hulumtimin e krimeve në vend

dimitar kovacevski

Lavdërohet kryeministri: Me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit

arm-uniforma-600x360

Buxheti i mbrojtjes do të shkurtohet për modernizimin e ushtrisë, do të bëhen shkurtime në mobilje, udhëtime, ngrohje

Kreshnik Bekteshi

Bekteshi thotë se masat e Qeverisë po japin efekt: Çdo shtëpi do të kursejë deri në 2.500 denarë

shkupi

BERZH: Maqedonia këtë vit do të ketë rritje ekonomike për 2%, vitin e ardhshëm për 3%

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi për Zërin e Amerikës: Partnerët tanë strategjikë vërejnë dhe mbështesin përparimin tonë drejt Bashkimit Evropian

INFO

NA NDIQ